Bota

Vullkani në Zelandën e Re, 16 persona kanë humbur jetën


               Publikuar në : 10:00 - 15/12/19 |
Opi Nion

Ka shkuar në 16 numri i viktimave pas shpërthimit të vullkanit në Zelandën e Re. Kjo shifër është konfirmuar nga autoritetet vendase, ndërsa forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për gjetjen personave të tjerë.

Mësohet se një person i cili u dërgua në Australi për trajtim mjekësor ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. Të paktën 20 persona të tjerë janë duke u trajtuar në spital si pasojë e e djegieve nga shpërthimi.

Sipas autoriteteve, aktualisht janë dhe dy persona të tjerë të cilët ende nuk janë gjetur, dyshohet se ata kanë mbetur të bllokuar në White-Island./ Opinion.al

Pas