Vula e PD i mbetet Sali Berishës, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Enkelejd Alibeajt për rrëzimin e vendimit.
Trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë me tre anëtarë e cila shqyrtoi rekursin e dorëzuar nga Ekelejd Alibeaj dhe dy avokatë që përfaqësojnë grupimin Basha me 4 kërkesa, vendosi rrëzimin.
Ditën e sotme u shqyrtua vetëm një nga këto kërkesa, seancë paraprake në të cilët palët kërkuan të pezullohet vendimi i ish-gjyqtarit Agron Zhukri, i cili në mars 2022 njohur Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha dhe ajo që njihet si PD-ja zyrtare.