Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Vrasja e Ivanoviç sulm ndaj Serbisë! Nëse nuk i gjen Kosova, i gjejmë ne vrasësit

2018/01/16 at 2:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç: Vrasja e Ivanoviç sulm ndaj Serbisë! Nëse nuk i gjen Kosova, i gjejmë ne vrasësit

Presidenti serb Aleksandër Vuçic pasi terhoqi negociatorët nga Brukseli doli para medias dhe deklaroi se në Kosovë ka ndodhur një akt terrorist ndaj një shtetasi serb. Dhe ngjarja do të trajtohet nga Beogradi si e tillë.

“Ky akt është terrorist për shtetin e Serbisë dhe ne do ta trajtojmë si të tillë”, është shprehur Vuçiç në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në Beograd.

“Autorët e këtij akti do të kapen, nëse këtë nuk e bëjnë atë organet e policisë së Kosovës do ta bëjmë ne”, ka thënë Vuçiç. Sipas tij, në mbledhjen e Këshillit është arritur vendosur ti dërgohet letër EULEX-it dhe UNMIK-ut që organet shtetërore të Serbisë të marrin pjesë në kryerjen e hetimeve në territorin e Kosovës”.

“Është vrarë një njëri që është prind, bashkëshort dhe është shumë e sigurt që nuk ka qenë dikush që ka bërë thirrje për përleshje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Kushdo që e ka bërë, serb, shqiptar, i huaj, ka kryer sulm ndaj familjes Ivanoviç, ndaj serbëve në Kosovë, në veri të Kosovës, ndaj serbëve në përgjithësi”, ka thënë Presidenti i Serbisë, raporton Klan Kosova.

Sakaq, ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiç ka deklaruar përpara mediave: “Disa herë i kam thënë të largohej nga Mitrovica. Ivanoviç ishte më i sigurt në burg se sa në liri”.

Frikë për destabilitet pas vrasjes së Ivanoviç

Vrasja e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanovic shoqërohet me frikën për destabilitet në Kosovë. Edhe raportuesi i Parlamentit Europian për Kosovën, Igor Sholtes deklaron se është i shqetësuar për atë çka mund të sjellë ky akt tejet i rëndë në Mitrovicën e veriut.

“Situatat të tilla mund të rrezikojnë shumë gjendjen e sigurisë. Ivanoviç ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në proceset e demokratizimit të Kosovës”, u shpreh ai për DË, duke shtuar: “Unë shpresoj sinqerisht që kjo ngjarje nuk do të krijojë ndonjë zonë konflikti. Por fakt është që situata e paqës mund të rrënohet shumë shpejt atje. Mendoj se tani duhet të jenë të gjthë të arsyeshëm dhe të dy palët me dialog t’i ulin tensionet. Të dy palët duhet të punojnë instensivisht në evitimin e dhunës”.

Vrasja ka ndodhur vetëm dy ditë pasi Departamenti amerikan i Shtetit bëri thirrje shtetasve të saj të bëjnë kujdes pasi mund të ndodhin akte terroriste në Kosovë. Vrasja e Oliver Ivanoviçit në veri të Kosovës, ndodhi në kohën kur Prishtina dhe Beogradi, në Bruksel rinisën dialogun teknik të ndërmjetësuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini. Ndërkohë Beogradi ka vendosur që të ndërprejë këtë takim dhe të tërheqë nga Brukseli delegacionin serb, të udhëhequr nga Marko Gjuriç.

/Opinion.al

Ju sugjerojmë

Doli nga “rreshti”  gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut
Kryesore

Doli nga “rreshti” gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut

12 Shtator, 2025 7:17 pm
Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë
Kryesore

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë

12 Shtator, 2025 6:55 pm
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit
Politikë

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

12 Shtator, 2025 6:19 pm
Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta
Kryesore

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta

12 Shtator, 2025 5:48 pm
Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit
Politikë

Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit

12 Shtator, 2025 5:20 pm
Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura
Aktualitet

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

12 Shtator, 2025 5:08 pm
“Shkak veprimet e Kurtit”,  SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën
Kryesore

“Shkak veprimet e Kurtit”, SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën

12 Shtator, 2025 2:21 pm
Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues
Politikë

Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues

12 Shtator, 2025 1:39 pm
Akuzat e opozitës në shallin e Sara Miles: Shpresoj të më kërkojnë ndjesë
Politikë

Akuzat e opozitës në shallin e Sara Miles: Shpresoj të më kërkojnë ndjesë

12 Shtator, 2025 12:51 pm
Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj
Kryesore

Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj

12 Shtator, 2025 12:15 pm
Para
Kjo foto e Robertit të Norës nuk ju ka shpëtuar vajzave!

Kjo foto e Robertit të Norës nuk ju ka shpëtuar vajzave!

Basha: Unë u sakrifikova më 18 Maj për Shqipërinë. Nuk luftoj për karrige, por për drejtësi

Basha: Unë u sakrifikova më 18 Maj për Shqipërinë. Nuk luftoj për karrige, por për drejtësi

Oficeri i policisë përgjuar për kokainë u zhduk, PD: Vetingun në polici nuk mund ta bëjë ministri me vëllanë trafikant

Oficeri i policisë përgjuar për kokainë u zhduk, PD: Vetingun në polici nuk mund ta bëjë ministri me vëllanë trafikant

TE FUNDIT

Gafa e Trump: Ndalova luftën në Shqipëri

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
12 Shtator, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump përsëriti sërish të njëjtin lapsus teksa përmendte luftërat që ai pretendon...

Lexo më shumë

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon
12 Shtator, 2025

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me një shumicë dërrmuese miratimin e një deklaratë e cila i hap...

Lexo më shumë

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
12 Shtator, 2025

Karabinierët arrestuan një burrë 50-vjeçar në San Lazzaro di Savena, Bologna, me akuzën e tentativës së vrasjes së rëndë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin
12 Shtator, 2025

Izraeli hodhi poshtë sot “Deklaratën e Nju Jorkut” për një shtet palestinez, e miratuar me shumicë dërrmuese nga Asambleja e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com