Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Vendimet e imponuara shkelin Marrëveshjen e Dejtonit

2021/08/04 at 8:08 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç: Vendimet e imponuara shkelin Marrëveshjen e Dejtonit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se vendimet që merren në Bosnje dhe Hercegovinë duhet të kenë për bazë interesat dhe pajtimin e të tre popujve: serb, kroat dhe boshnjak.

“Ky është thelbi i Marrëveshjes së Dejtonit dhe jo zgjidhjet e imponuara”, tha Vuçiç të mërkurën pas një takimi me anëtarin serb të presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik dhe një delegacion nga Republika Sërpska.n

Takimi ndodh në kohën kur përfaqësuesit serbë po e bojkotojnë pjesëmarrjen në punën e institucioneve shtetërore në Bosnje.

Ky vendim u mor pasi ish-Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar i deritanishëm në Bosnje-Hercegovinë, Valentin Incko, duke i përdorur kompetencat e Bonit, me 23 korrik vendosi ndryshime në Kodin Penal të këtij shteti, me të cilat ndalohet dhe dënohet mohimi i gjenocidit dhe madhërimi i kriminelëve të luftës.

Pas takimit me Dodikun, Vuçiq tha se “Serbia respekton integritetin territorial të Bosnje -Hercegovinës dhe Republikës Sërpska”.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ruajtur stabilitetin në rajon”, tha Vuçiç.

Ndërsa Dodik tha se në takim i ka shprehur presidentit serb qëndrimin se bashkësia ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë po përpiqet të minojë të drejtat e serbëve, të cilat u takojnë me Marrëveshjen e Dejtonit.

Marrëveshja e Dejtonit i ka dhënë fund luftës në Bosnje në vitet 1990 midis forcave serbe, boshnjake dhe kroate.

Me këtë Marrëveshje, Bosnja është ndarë në dy entitete – Federata e Myslimanëve dhe Kroatëve dhe Republika Sërpska – të cilat i udhëheqin bashkërisht institucionet qendrore.

Dodik vlerësoi se Bosnje-Hercegovina është një “vend i pamundur”, sepse ekzistenca e tij nuk buron nga dëshira e të gjithë banorëve.

Sipas ligjit penal të Bosnje-Hercegovinës, mohuesit e gjenocidit dhe ata që lavdërojnë kriminelët e luftës mund të përballen deri me pesë vjet burgim. Ligji me ndryshimet e Inzkos ka hyrë në fuqi më 28 korrik.

Parlamenti i Republikës Sërpska të premten miratoi me procedurë urgjente Ligjin për Moszbatimin e Vendimit të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje-Hercegovinë (BeH) Valentin Inzko për ndalimin e mohimit të gjenocidit në këtë shtet.

Gjatë luftës së viteve 1990, forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi në vitin 2007 se këto vrasje kanë përbërë gjenocid.

Deri më tani, 47 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet burgim për masakrën në Srebrenicë. Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, u dënua me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiç./ REL

Etiketa: Bonjeserbivucic

Ju sugjerojmë

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

8 Shtator, 2025 11:23 pm
Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
-U tha në Opinion

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

8 Shtator, 2025 11:13 pm
Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari

8 Shtator, 2025 10:51 pm
Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë
-U tha në Opinion

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë

8 Shtator, 2025 10:40 pm
Lala tregon detaje për autorin e masakrës në Shkodër, çfarë i ndodhi në vitin 2023
-U tha në Opinion

Lala tregon detaje për autorin e masakrës në Shkodër, çfarë i ndodhi në vitin 2023

8 Shtator, 2025 10:31 pm
Masakra me dy viktima në Shkodër, gazetarja: Autori qëlloi 27 plumba
-U tha në Opinion

Masakra me dy viktima në Shkodër, gazetarja: Autori qëlloi 27 plumba

8 Shtator, 2025 10:27 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

E quajti hije të opozitës “Kushtetuesja” i përgjigjet Kurtit: Deklaratë e pamatur

8 Shtator, 2025 9:57 pm
Aksident në Krumë, një i vdekur dhe dy të plagosur
Kronikë

Aksident në Krumë, një i vdekur dhe dy të plagosur

8 Shtator, 2025 9:32 pm
Çfarë pritet të ndodhë në Francë, pas rrëzimit të qeverisë
Bota

Çfarë pritet të ndodhë në Francë, pas rrëzimit të qeverisë

8 Shtator, 2025 9:31 pm
“Boris Johnson përdori lidhjet si kryeministër për kontrata milionëshe private”
Bota

“Boris Johnson përdori lidhjet si kryeministër për kontrata milionëshe private”

8 Shtator, 2025 9:28 pm
Para
COVID-19 në Greqi, regjistrohen mbi 2800 raste të reja

COVID-19 në Greqi, regjistrohen mbi 2800 raste të reja

Mbyllet aventura shqiptare në “Tokio 2020”

Mbyllet aventura shqiptare në "Tokio 2020"

Rama: Zmbrapset zjarri drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë

Rama: Zmbrapset zjarri drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë

TE FUNDIT

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
8 Shtator, 2025

Avokati Redi Ramaj thotë në emisionin “Opinion” se drejtësia shqiptare nuk arriti të përcaktonte qartë rrezikshmërinë që paraqiste Ragip Gila,...

Lexo më shumë

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
8 Shtator, 2025

Disa ditë më parë Shkodra u trondit nga vrasja e një 34-vjeçari të identifikuar si Kristian Kola, në ambientet e...

Lexo më shumë

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari
8 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari i Tv Klan Merin Maçi ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, për autorin si dhe...

Lexo më shumë

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë
8 Shtator, 2025

Gazetarja Fatjona Mejdini është shprehur në emisionin “Opinion” se ndërhyrja e Policisë për arrestimin e autorit të masakrës në Shkodër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com