Shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasi ky i fundit ka folur nëpër media për “pushtim të plotë të veriut” pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit.
Në një postim të bërë në rrjete sociale, Vela ka thënë se Vuçiç duhet të ndryshojë “dillerin” e tij ose të ndërrojë skriptën që po përdor, pasi sipas tij me deklarimet që po bën tregon se është totalisht i marrë.
Ndër të tjera ai thotë se Vuçiç po dëshmon çdo ditë se është pengesa kryesore për paqen dhe stabilitetin në rajon me qëllimet e tij hegjemoniste dhe retorikën e tij të fortë.
“Këto deklarata të Vuçiçit dëshmojnë se ai është totalisht i çmendur! Ai ose duhet të ndryshojë dealer-in ose skriptin që po përdor. Vuçiç po dëshmon çdo ditë se ai është pengesa kryesore për paqen dhe stabilitetin në rajon me qëllimet e tij hegjemoniste dhe retorikën e tij të fortë”, ka shkruar Vela.
These Vučić’s statements prove that he is totally deranged!
Like every crackhead, he should either change his dealer or script he is using.
Vučić is proving every day that he’s the main hindrance for peace & stability in the region with his hegemonic goals & vitriolic rhetoric. pic.twitter.com/BWolhD8WdM
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 22, 2023