Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do vizitojë Kosovën këtë të dielë.
Lajmi është konfirmuar nga lideri i listës “Srpska”, Marko Gjuriç.
Kjo deklaratë vjen përkundër asaj të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhënë të enjten mbi mundësinë nëse kryeministri Vuçiç do ta vizitojë Kosovën.
Gjuriç gjatë qëndrimit të sotëm në pjesën veriore të Kosovës, ka bërë me dije për mediat serbe, se Vuçiç do t’i vizitojë disa nga vendet ku banohen me shumicë serbe.
Kryeminstri serb, duke ju referuar të dhënave të Gjuriç, do t’u drejtohet qytetarëeve në Zubi Potok, ndërsa do të vizitojë edhe disa vende të tjera.