Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç takon senatorët amerikanë! Bisedime për raportet me SHBA-në dhe Kosovën

2023/05/25 at 12:35 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç takon senatorët amerikanë! Bisedime për raportet me SHBA-në dhe Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë se ka zhvilluar “një bisedë të hapur” me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters në Beograd më 25 maj.


Vuçiç tha gjithashtu se ka theksuar se prioritet i Serbisë është formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe se do të angazhohet për zbatimin e vendimit për formimin e tij “siç është paraparë në Marrëveshjen e Brukselit”.

Ai, përmes një postimi në Instagram, ka shkruar se para senatorëve ka ripërsëritur “vendosmërinë e Serbisë për të vazhduar zhvillimin e marrëdhënieve me SHBA-të në bazë të respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, si dhe se në takim janë diskutuar edhe për çështje të tjera me interes për të dy vendet.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka anuluar takimin me senatorët amerikanë që ishte planifikuar për mëngjesin e 25 majit, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, u takua me senatorët më 24 maj në Beograd. Siç është raportuar, ata kanë biseduar për dialogun me Kosovën, politikën e jashtme dhe forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

Senatorët amerikanë po vizitojnë Ballkanin Perëndimor dhe deri më tani kanë vizituar Prishtinën dhe Podgoricën.

Në Prishtinë ata janë takuar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti. Pas takimeve me ta, senatorët kanë thënë se Serbia duhet t’i japë fund bllokadës në përpjekjet e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe kanë nënvizuar rëndësinë e formimit të Asociacionit.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe 2015.

Por, Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit.

Megjithatë, Kushtetuesja ka thënë se ajo mund të harmonizohet me akte ligjore.

Serbia kërkon themelimin e Asociacionit, por Qeveria në Prishtinë ka shprehur frikën se një asociacion njëetik mund të prekë funksionalitetin e shtetit./REL

Etiketa: aleksander vucicdialogkosoveserbi


Ju sugjerojmë

I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi
Aktualitet

I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi

30 Qershor, 2025 11:54 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 26 vatra në vend

30 Qershor, 2025 11:54 am
CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit
Bota

CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit

30 Qershor, 2025 11:43 am
Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha: Proces gjyqësor politik, një piramidë mashtrimi!

30 Qershor, 2025 11:35 am
Qershori mbyllet me temperatura përvëluese/Sinoptikania: Termometri shkon rreth 40°C
Aktualitet

Javë përvëluese, temperaturat arrijnë deri në 40 gradë. Ja zonat më të nxehta

30 Qershor, 2025 11:24 am
Zjarri në tregun industrial në Durrës/Policia:U shkaktua nga një shkëndijë elektrike
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial në Durrës/Policia:U shkaktua nga një shkëndijë elektrike

30 Qershor, 2025 11:24 am
GJKKO del me njoftim zyrtar pas vendimit për Metën, Kryemadhin dhe 2 të akuzuarit e tjerë
Aktualitet

Dosja “Partizani”, dorëhiqet gjyqtarja Elsa Ulliri?! GJKKO: Çdo vendim do jepet..

30 Qershor, 2025 11:10 am
“Partizani”/ Malltezi: Sot ka filluar farsa, Rama duhej të ishte i pandehur
Aktualitet

“Partizani”/ Malltezi: Sot ka filluar farsa, Rama duhej të ishte i pandehur

30 Qershor, 2025 11:03 am
Rama ndan historinë e Ilarias: Në Itali linda, në Shqipëri rilinda…
Aktualitet

Rama ndan historinë e Ilarias: Në Itali linda, në Shqipëri rilinda…

30 Qershor, 2025 10:52 am
Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës
Aktualitet

Nuk nisi as sot, shtyhet gjyqi në themel për dosjen “Partizani”

30 Qershor, 2025 10:46 am
Para
“Rritja e pagave është politike”, Ahmetaj: Qeveria po provokon sektorin privat

"Rritja e pagave është politike", Ahmetaj: Qeveria po provokon sektorin privat

Alarmohet policia, raportohet për një pako të dyshimtë në Rinas

Emri/ Shiste armë zjarri, ndalohet polici në Skrapar

“Aktivizëm apo krim?” diskutime mbi protestat e aktivistëve mjedisorë të Gjermanisë

"Aktivizëm apo krim?" diskutime mbi protestat e aktivistëve mjedisorë të Gjermanisë
















TE FUNDIT

I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi

I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi
30 Qershor, 2025

Arrestohet në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Si rezultat i...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 26 vatra në vend

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
30 Qershor, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri, të cilat janë neutralizuar të gjitha, pas një pune të...

Lexo më shumë

CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit

CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit
30 Qershor, 2025

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, u tha ligjvënësve amerikanë se sulmet e fundit ushtarake të SHBA-ve i kanë dhënë një...

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”/ Berisha: Proces gjyqësor politik, një piramidë mashtrimi!

Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës
30 Qershor, 2025

Kreu i PD ka reaguar pas shtyrjes së seancës gjyqësore për Dosjen “Partizani”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com