Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Serbia kurrë nuk ka kërkuar sanksione kundër Kosovës

2023/10/05 at 7:04 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç: Serbia kurrë nuk ka kërkuar sanksione kundër Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pretendon se Serbia “asnjëherë nuk ka bërë fushatë” për vendosjen e sanksioneve kundër Kosovës, në një përgjigje të drejtpërdrejt ndaj thirrjes së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për sanksionimin e Serbisë për dhunën në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan në manastirin e fshatit, u vranë tre sulmues serbë.

Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”.

“Për dallim nga ata, ne nuk përpiqemi të konkurrojmë nëse Prishtinës apo dikujt tjetër do t’i ndodhë diçka e keqe. Nuk na keni dëgjuar kurrë duke bërë fushatë për sanksione ndaj tyre. Ne nuk jemi të interesuar për këtë, ne jemi të interesuar të kemi një jetë normale, që serbët në Kosovë ta kenë një jetë normale”, tha presidenti i Serbisë në Granada të Spanjës, ku po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Më herët gjatë ditës në Granada, Osmani tha se nuk ka arsye për ta takuar Vuçiçin, para se ndaj tij të vendosen sanksione për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Por më vonë ditën e njëjtë, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, tha se do të ulet “së bashku” me presidenten Osmani dhe presidentin Vuçiçnë Granada.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiçi pretendoi se Serbia “kurrë nuk ka pasur qëllime për të sulmuar Kosovën dhe askënd tjetër në rajon”.

“Ajo që na nevojitet është një zgjidhje reale e bazuar në fakte dhe për të përmirësuar realisht procesin e negociatave, për të arritur një zgjidhje kompromisi dhe jo diçka për të cilën dikush mund të ëndërronte pa ofruar asgjë nga ana tjetër”, tha Vuçiç.

Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kërkojnë hetim urgjent për sulmin në Banjskë para institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

Kosova ka njoftuar se do t’i kërkojë Serbisë ekstradimin e Millan Radoiçiqit, deri vonë kryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin.

Kosova e akuzoi atë si organizatorin kryesor të sulmit të armatosur.

Më 3 tetor, ai u mor në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd dhe u mbajt në paraburgim për 48 orë.

Pavarësisht kërkesës së Prokurorisë për 30 ditë paraburgim, Gjykata e Lartë e rrëzoi një kërkesë të tillë. Radoiçiq aktualisht është i lirë, por pa pasaportë dhe me një ndalim të theksuar posaçërisht për të shkuar në Kosovë. Para drejtësisë serbe ai akuzohet për disa krime, por jo për vrasje./ REL

Ju sugjerojmë

Lirimi me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm, procedurat që ndiqen
Kronikë

Lirimi me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm, procedurat që ndiqen

25 Korrik, 2025 6:19 pm
Shefi i OKB-së akuza botës për “mungesë dhembshurie” në Gaza
Bota

Shefi i OKB-së akuza botës për “mungesë dhembshurie” në Gaza

25 Korrik, 2025 6:18 pm
Del edhe emri i Bill Clinton tek dosja “Epstein”, i dërgoi letër urimi
Bota

Del edhe emri i Bill Clinton tek dosja “Epstein”, i dërgoi letër urimi

25 Korrik, 2025 6:12 pm
Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet dhe paralajmëron bizneset
Aktualitet

Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet dhe paralajmëron bizneset

25 Korrik, 2025 6:03 pm
Franca njeh shtetin e Palestinës, Trump: Ajo që thotë Macron nuk ka rëndësi
Bota

Franca njeh shtetin e Palestinës, Trump: Ajo që thotë Macron nuk ka rëndësi

25 Korrik, 2025 5:52 pm
Zjarr i madh në një fshat të Dimalit
Aktualitet

Zjarr i madh në një fshat të Dimalit

25 Korrik, 2025 5:26 pm
Real Madrid ofron 115 milionë euro për Rodrin
Sport

Real Madrid ofron 115 milionë euro për Rodrin

25 Korrik, 2025 5:26 pm
Zjarret në Turqi, shpallet gjendja e emergjencës
Bota

Zjarret në Turqi, shpallet gjendja e emergjencës

25 Korrik, 2025 5:22 pm
Tjetër vatër zjarri në Strelcë të Maliqit
Aktualitet

Tjetër vatër zjarri në Strelcë të Maliqit

25 Korrik, 2025 5:07 pm
Finlanda thyen rekordin 50-vjeçar të nxehtësisë
Bota

Finlanda thyen rekordin 50-vjeçar të nxehtësisë

25 Korrik, 2025 5:01 pm
Para
Analistët: Putini po përfiton nga tensionet në Ballkan

Analistët: Putini po përfiton nga tensionet në Ballkan

Më pak lindje e vdekje në 3 mujorin e tretë në Shqipëri

Lindi fëmijën në tualet pa e ditur se ishte shtatzënë, babai i 13-vjeçares: Do të jem edhe baba edhe gjysh për nipin tim

“Inteligjenca Artificiale po kontribuon në rënien e lirisë në internet”

"Inteligjenca Artificiale po kontribuon në rënien e lirisë në internet"

TE FUNDIT

Lirimi me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm, procedurat që ndiqen

Lirimi me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm, procedurat që ndiqen
25 Korrik, 2025

Ministria e Drejtësisë prezantoi projektin e një Kodi të ri Penal, ku propozohet ndër të tjera, mundësia e lirimit me...

Lexo më shumë

Shefi i OKB-së akuza botës për “mungesë dhembshurie” në Gaza

Shefi i OKB-së akuza botës për “mungesë dhembshurie” në Gaza
25 Korrik, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shpërthyer në kritika të forta ndaj komunitetit ndërkombëtar për indiferencën...

Lexo më shumë

Del edhe emri i Bill Clinton tek dosja “Epstein”, i dërgoi letër urimi

Del edhe emri i Bill Clinton tek dosja “Epstein”, i dërgoi letër urimi
25 Korrik, 2025

Donald Trump nuk është i vetmi President amerikan që i ka dërguar një letër urimi për ditëlindje Jeffrey Epsteinit. Emri më...

Lexo më shumë

Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet dhe paralajmëron bizneset

Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet dhe paralajmëron bizneset
25 Korrik, 2025

Aksioni për lirimin e plazheve publike është ndalur edhe te Kepi i Rodonit. Kreu i qeverisë Edi Rama në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com