Rajoni

Vuçiç: Serbia është e gatshme ta ndihmoj Maqedoninë e Veriut me energji dhe ushqime



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:33 - 29/07/22 |
Opi Nion

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç shprehet se në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” është i gatshëm të ndihmoj Maqedoninë e Veriut me energji dhe ushqime nëse do të jetë e nevojshme. Vuçiç ka bërë të ditur lajmin në një emision televiziv në Serbi.

“Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Maqedoninë e Veriut me energji elektrike dhe ushqim nëse është e nevojshme”,-tha Vuçiç.

Ai shtoi se tre vendet e kësaj nisme duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin në muajt në vijim.

“Të gjithë mund të ndihmojnë të gjithë. Ne mund ta ndihmojmë Maqedoninë me rrymë dhe ushqim në ditë të caktuara. Ka ditë të ndryshme, kur Shqipëria është e mirë, mund të ndihmojë Maqedoninë, ndonjëherë edhe neve”,-tha Vuçiç.

Kryeministri vendit, Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve dje në Kuvend, tha se vendi do të përballet me sfidën e blerjes së mazutit për prodhimin e energjisë elektrike gjatë dimrit të ardhshëm.

Pas