Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Serbia e pakënaqur me marrëveshjen Izrael-Kosovë

2021/02/01 at 6:52 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç: Serbia e pakënaqur me marrëveshjen Izrael-Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se Beogradi nuk është aspak i kënaqur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, dhe se një akt i tillë nuk do të ketë ndikim pozitiv në raportet e Serbisë me Izraelin.

“Kjo ka qenë e pritur që gjashtë muaj. Për këtë arsye ne në Uashington (më 4 shtator 2020) nuk kemi dashur të nënshkruajmë një dokument të përbashkët me shqiptarët dhe amerikanët. Nuk kemi dashur të inkurajojmë, por të dekurajojmë që Izraeli të bëj një veprim të tillë, por ja që Izraeli vendosi që Amerika është më e rëndësishme”, tha Vuçiç për Pink TV.

Këto komente presidenti Vuçiç i bëri pas një takimi me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në Paris.

Të hënën, më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, formalizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.

Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit ishte paraparë me këtë marrëveshje të cilën e kishin ndërmjetësuar Shteteve e Bashkuara, dhe e cila ishte nënshkruar nga Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Sipas Vuçiçit pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, asnjë vend mysliman nuk do të dëshirojë ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Lidhur me bisedimet që ka pasur me presidentin francez, Vuçiç tha se ai beson në rolin e rëndësishëm të Macronit dhe Francës në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Macron ka ambicie të mëdha dhe e njeh gjeopolitikën në mënyrë të përsosur. Ndryshe nga të tjerët, ai nuk ka frikë të gjejë zgjidhje alternative. Do të ishte mirë nëse ai do të kishte më shumë liri në atë lloj veprimi politik”, tha presidenti i Serbisë.

Presidenti Macron gjatë një adresimi para gazetarëve në Paris, para takimit me Vuçiçin ka thënë se në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit është e rëndësishme që të arrihet një zgjidhje për të cilën bien dakord të dyja palët.

“Në këtë çështje, të vetmet zgjidhje që çojnë në përpara, janë zgjidhjet për të cilat të dyja palët pajtohen, dhe të cilat do të na mundësonin të zgjidhim përfundimisht këtë çështje të rëndësishme që është në zemër të Evropës”, ka thënë Macron.

Ai u tha gazetarëve se ai gjithashtu do të angazhohej dhe do të siguronte mbështetje për të gjithë ata që janë të interesuar në zgjidhjen e çështjes së marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

Bisedimet e fundit të tyre, Vuçiç dhe Macron i kanë pasur në korrik të vitit 2020 kur u mbajt një video-samit për Kosovën dhe Serbinë, i organizuar nga Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Etiketa: Izrael-KosovëmarreveshjeserbiaVu♣iç

Ju sugjerojmë

Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat, jo vonesa për veprat publike
Aktualitet

PS dhe PD bashkë kundër Veliajt, votat që e shkarkuan

23 Shtator, 2025 6:44 pm
Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së
Bota

Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së

23 Shtator, 2025 6:16 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

23 Shtator, 2025 5:52 pm
Babai i Yamal ngre dyshime për Topin e Artë: Dëm moral ndaj një qenieje njerëzore
Sport

Babai i Yamal ngre dyshime për Topin e Artë: Dëm moral ndaj një qenieje njerëzore

23 Shtator, 2025 5:32 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Shkarkohet Erion Veliaj

23 Shtator, 2025 5:25 pm
Gati shkarkimi, kryetarja e Këshillit: Veliaj transformoi Tiranën, por duhet…
Aktualitet

Gati shkarkimi, kryetarja e Këshillit: Veliaj transformoi Tiranën, por duhet…

23 Shtator, 2025 4:59 pm
Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Kush janë 3 këshilltarët e PS që nuk do votojnë pro shkarkimit të kryebashkiakut

23 Shtator, 2025 4:37 pm
Mjekët europianë kundër Trump: Përdorimi i paracetamolit nuk është shkak për autizëm
Bota

Mjekët europianë kundër Trump: Përdorimi i paracetamolit nuk është shkak për autizëm

23 Shtator, 2025 4:26 pm
Zgjidhja e ngërçit me komisionet, Peleshi takim me krerët e grupeve parlamentare
Kryesore

Zgjidhja e ngërçit me komisionet, Peleshi takim me krerët e grupeve parlamentare

23 Shtator, 2025 3:51 pm
Riarmatimi gjerman, Berlini “godet” SHBA: Do blejmë vetëm nga Europa
Bota

Riarmatimi gjerman, Berlini “godet” SHBA: Do blejmë vetëm nga Europa

23 Shtator, 2025 3:32 pm
Para
Video/ Reshjet e shiut, përmbyten rrugët në Durrës

Video/ Reshjet e shiut, përmbyten rrugët në Durrës

Aksident në Korçë, makina përplas të moshuarin

Aksident në Korçë, makina përplas të moshuarin

Vaksina anti-COVID në Shqipëri, Rama përsëri kritika BE-së

Vaksina anti-COVID në Shqipëri, Rama përsëri kritika BE-së

TE FUNDIT

PS dhe PD bashkë kundër Veliajt, votat që e shkarkuan

Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat, jo vonesa për veprat publike
23 Shtator, 2025

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar për të shkarkuar nga detyra kryebashkiakun Erion Veliaj. Mësohet se vendimi u mor me...

Lexo më shumë

Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së

Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së
23 Shtator, 2025

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, një kritik i hapur i luftës së Izraelit në Gazë, ka bërë thirrje që shteti i...

Lexo më shumë

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
23 Shtator, 2025

Shkarkimi i Erion Veliajt, i cili u arrit në Mbledhjen e Këshillit, u shoqërua me disa mungesa. Këshilltarët e PS-së,...

Lexo më shumë

Babai i Yamal ngre dyshime për Topin e Artë: Dëm moral ndaj një qenieje njerëzore

Babai i Yamal ngre dyshime për Topin e Artë: Dëm moral ndaj një qenieje njerëzore
23 Shtator, 2025

Mounir Nasraoui, babai i Lamine Yamal, shprehu zhgënjimin e tij me vendin e dytë të të birit në Topin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com