Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Serbia do të aplikojë reciprocitet për shkak të Kosovës

2023/04/25 at 6:04 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç: Serbia do të aplikojë reciprocitet për shkak të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se në seancën e së martës të Qeverisë së Serbisë, ku është diskutuar për Kosovën, janë ndarë detyrat në sferën e politikës së jashtme.

“Kemi vendosur t’i respektojmë më shumë vendet mike ndaj Serbisë. Të kujdesemi për politikën dypalëshe dhe të mos kalojmë kufijtë e reciprocitetit. Nëse dikush nuk e respekton integritetin tonë territorial, pse ta respektojmë ne të tijin”, tha Vuçiç, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Duke folur në një konferencë për media në Beograd, ai tha se Serbia është mirënjohëse ndaj vendeve që kanë votuar të hënën kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ne i jemi mirënjohës sidomos Hungarisë. Ata hungarezët kanë dëshmuar se janë miqtë më të mëdhenj të Serbisë”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se Beogradi e ka ditur që Kosova e ka shumicën e mbështetjes në Këshillin e Evropës.
“Faleminderit Spanjës, Qipros, Rumanisë, Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, që kanë votuar për të mbështetur Kartën e Kombeve të Bashkuara”, tha Vuçiç, duke iu referuar vendeve që kanë votuar kundër vendimit për ta dërguar kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës tek Asambleja e tij Parlamentare.

Beogradi i pakënaqur me votën në Këshillin e Evropës

Këshilli i Ministrave i Këshillit të Evropës vendosi më 24 prill që aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ta dorëzojë në Asamblenë Parlamentare.
Kështu nisën edhe zyrtarisht procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e cila u dorëzua nga Kosova qysh në maj të vitit 2022.

Sipas informacioneve nga Brukseli, 33 përfaqësues të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës votuan pro vendimit, shtatë ishin kundër dhe pesë abstenuan.
Vuçiç tha se vendimi i Këshillit të Evropës për Kosovën është mbivotuar dhe se abstenimi praktikisht nënkupton votë “pro”.

Ai tha se abstenimi i Greqisë – vend i BE-së që s’e njeh pavarësinë e Kosovës – ishte i pritshëm dhe komentoi abstenimin e Ukrainës.
“Ka pasur zhgënjim. Serbia kurrë nuk ka qenë e përmbajtur ndaj integritetit territorial të Ukrainës”, tha Vuçiç.
Serbia ka votuar, po ashtu, kundër Kosovës në Këshill të Evropës, edhe pse me një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, dy vendet janë zotuar se nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.
Seanca e Qeverisë së Serbisë, ku temë e parë e rendit të ditës ishte Kosova, u mbajt pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës, të cilat u zhvilluan më 23 prill.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, nuk mori pjesë në zgjedhjet që u zhvilluan në komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte më pak se 4 për qind.
Beogradi zyrtar e cilësoi këtë proces si “muzg të demokracisë” dhe “fitore të serbëve të pakënaqur me situatën atje”./REL

Etiketa: kosovaserbiavucic

Ju sugjerojmë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherr mes disa personave në Bilisht, dy të plagosur

1 Tetor, 2025 8:56 pm
Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington
Bota

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington

1 Tetor, 2025 8:05 pm
FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit
Sport

FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit

1 Tetor, 2025 7:36 pm
IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës
Aktualitet

IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës

1 Tetor, 2025 6:55 pm
“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit
Aktualitet

“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit

1 Tetor, 2025 6:50 pm
Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri
Aktualitet

Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri

1 Tetor, 2025 6:16 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?

1 Tetor, 2025 5:40 pm
“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
Bota

Izraeli po shqyrton një sulm të ri ndaj Iranit

1 Tetor, 2025 4:36 pm
Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
Aktualitet

Begaj dekreton datën, ja kur do të zhvillohen zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës

1 Tetor, 2025 4:08 pm
Propozohet si kandidat për bashkinë e Tiranës, Hasimja: Ndihem i vlerësuar
Aktualitet

Propozohet si kandidat për bashkinë e Tiranës, Hasimja: Ndihem i vlerësuar

1 Tetor, 2025 3:24 pm
Para
Rama në Fier: Kemi ndërruar terësisht “fytyrën” e Shqipërisë në raport me botën

Rama në Fier: Kemi ndërruar terësisht “fytyrën” e Shqipërisë në raport me botën

U dhunua nga shefi, punonjësi i bashkisë Patos:Më kërkoi emrat e familjarëve për zgjedhje

U dhunua nga shefi, punonjësi i bashkisë Patos:Më kërkoi emrat e familjarëve për zgjedhje

E njohin si Belo, Këlliçi shpjegon pseudonimin: Ma kanë vënë çunat e lagjes

E njohin si Belo, Këlliçi shpjegon pseudonimin: Ma kanë vënë çunat e lagjes

TE FUNDIT

Sherr mes disa personave në Bilisht, dy të plagosur

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
1 Tetor, 2025

Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një konflikti mes disa personave në Bilisht. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 3...

Lexo më shumë

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington
1 Tetor, 2025

Korrespondenti në Washington i rrjetit televiziv turk NTV, është pushuar nga puna pasi bëri komente kritikuese për takimin mes Trump...

Lexo më shumë

FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit

FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit
1 Tetor, 2025

Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10 mijë franga zvicerane, për incidente...

Lexo më shumë

IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës

IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës
1 Tetor, 2025

Edhe Parku Kombëtar i Valbonës është prekur nga operacioni kundër ndërtimeve pa leje. Teksa ka ndarë një video nga prishja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com