Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Pres nga Perëndimi propozimin për uljen e tensioneve me Kosovën

2023/06/03 at 8:40 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vuçiç: Pres nga Perëndimi propozimin për uljen e tensioneve me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandwr Vuçiç, më 2 qershor, tha se nuk e di se cila është zgjidhja për shtensionimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe se po pret të dëgjojë propozimet e zyrtarëve perëndimorë që vijnë në Beograd.


“Vetëm nga e hëna, kur të dëgjoj Lajçakun dhe Escobarin, atëherë do t’i thërras serbët nga Kosova për t’u konsultuar. Nuk e di se çfarë ka menduar dikush si rrugëdalje”,-tha Vuçiç për televizionin Prva.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun, Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, javën e ardhshme do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.

Vizita e tyre vjen në mes të tensioneve në veri të Kosovës, ku grupe të serbëve lokalë në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, kanë protestuar për një javë kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.

Bashkimi Evropian iu bashkua thirrjeve të Francës dhe Gjermanisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.

BE-ja gjithashtu kërkoi që të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhje të tilla, si dhe fillimi i punës për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilën është rënë dakord me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

Brukseli paralajmëroi gjithashtu se mosplotësimi i kërkesave do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë me BE-në.

Vuçiç po ashtu tha se nuk e di nëse serbët duhet të marrin pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës.

“Më duhet të flas me ta këto ditë dhe të shoh se çfarë do të fitojë populli ynë, e jo vetëm çka do të lëshojë pe. Ne jemi gjithmonë të gatshëm dhe duam paqe dhe ulje të tensioneve”, tha Vuçiç, duke shtuar se nuk është optimist.

Vuçiç tha se më 2 qershor ka biseduar me zyrtarët amerikanë – me të dërguarin e Bashkimit Evropian (BE) për sanksione, David O’Sullivan, me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill dhe zëvendës-këshilltarin për siguri kombëtare të SHBA-së, Jon Finer.

Rezultati i këtyre bisedimeve, të cilat nuk u njoftuan zyrtarisht, nuk është bërë i ditur.

Presidenti i Serbisë njoftoi gjithashtu se, më 3 qershor, do të vizitojë Dragisha Galakun e plagosur në Zveçan.

Sipas deklaratave të mëhershme të Vuçiçit, ai është njëri nga tre të plagosurit rëndë në përleshjet me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhjetëra ushtarë të të cilit u plagosën më 29 maj, gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e demonstruesve serbë.

“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dëshiron që Serbia dhe NATO të hyjnë në një konflikt. Ndërkaq, nuk është në interesin tonë të hyjmë në luftë me NATO-n”, tha Vuçiç, më 2 qershor.

Vuçiç konfirmoi gjithashtu se këtë javë është takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në Moldavi dhe mohoi që Zelensky ka kërkuar nga Beogradi zyrtar të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Ne shtrënguam duart, folëm për herë të parë në jetën tonë, për katër minuta. Më sulmuan menjëherë… sepse folëm katër minuta, u takuam dhe biseduam. Nuk e prekëm për asnjë moment atë çeshtje (sanksionet)”, tha Vuçiç./REL

 

 

 



Ju sugjerojmë

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

27 Qershor, 2026 8:18 am
Temperatura mbi 40 gradë, ja parashikimi i motit për këtë të hënë
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat rriten deri në 38 gradë celsius

27 Qershor, 2026 8:14 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 Qershor, 2026 8:13 am
“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

26 Qershor, 2026 9:45 pm
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
Bota

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

26 Qershor, 2026 8:37 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
Bota

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

26 Qershor, 2026 7:27 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Para
Rama për BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Rama për BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Përplasja e trenave në Indi/ Shkon në 238 numri i të vdekurve dhe 650 i të plagosurve

Përplasja e trenave në Indi/ Shkon në 238 numri i të vdekurve dhe 650 i të plagosurve

“Kush je ti”, si nisi sherri ku mbeti i plagosur me armë zjarri 50-vjeçari në Shijak

Mori 3 milionë euro përmes mashtrimit, arrestohet 46-vjeçarja në Korçë (EMRI)
















TE FUNDIT

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
27 Qershor, 2026

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, temperaturat rriten deri në 38 gradë celsius

Temperatura mbi 40 gradë, ja parashikimi i motit për këtë të hënë
27 Qershor, 2026

Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
27 Qershor, 2026

Dashi Në dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me...

Lexo më shumë

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
26 Qershor, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}