Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç paralajmëron se në Bruksel mund të diskutohet për Asociacionin

2021/06/02 at 5:51 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vuçiç paralajmëron se në Bruksel mund të diskutohet për Asociacionin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë të mërkurën se reagimi i Beogradit do të jetë “shumë i fuqishëm dhe i ashpër” sa i përket mosrespektimit të marrëveshjeve ligjore të nënshkruara në Bruksel, në lidhje me formimin e Asociacionit e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Është në rregull të jesh i butë dhe të bësh kompromis. Por kur dikush të shtyn drejt një muri, kur sheh se dikush nuk dëshiron kompromis, duhet të tregosh mprehtësi dhe forcë,” ka thënë Vuçiç në një konferencë për media, pas takimit që ka pasur me përfaqësuesit nga Republika Sërpska.

Ai ka shtuar se kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin do të trajtojë si “çdo përfaqësues tjetër të institucioneve të përkohshme”.

Kurti, në anën tjetër, ka thënë të mërkurën në Prishtinë se takimi në Bruksel “nuk është takim i vazhdimit te dialogut, por është takimi i parë që pritet ta kem me presidentin e Serbisë, me të cilin nuk jam takuar asnjëherë në jetë”, pos në tryeza e konferenca.

“Pra ky është takim i parë, dhe aty do të shohim se çfarë mund të jetë kapitulli i ardhshëm i dialogut. Është takim për dialogun e ardhshëm, por nuk është vazhdim i dialogut të mëhershëm”.

I pyetur nga gazetarët një ditë më parë ( 1 qershor) për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Kurti ka thënë se nuk mund të ketë asociacion një-etnik në Kosovë.

“Se çfarë do të ndodhë me Asociacionin e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve, edhe veprimet e atëhershme opozitare, si dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi asociacion një-etnik. Pra, është e domosdoshme t’i integrojmë të gjithë qytetarët, pa dallim etnie”, ka deklaruar ai.

Vuçiç ka thënë edhe se nuk pret që në takimin me kryeministrin e Kosovës, Kurti – i cili do të duhej të mbahej në qershor në Bruksel – t’i kërkohet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Nëse ai (Kurti) thotë se nuk dëshiron të flasë për Asociacionin e komunave serbe, por që ne ta njohim Kosovën, atëherë ai nuk ka pse të vijë. Dhe nëse ata presin që unë ta bëj atë, atëherë ata as nuk kanë nevojë që të më ftojnë”, ka deklaruar presidenti serb.

Vuçiç ka thënë se ai nuk e ka problem të diskutojë rreth të gjitha çështjeve tjera të rëndësishme, siç është problemi i të zhdukurve ose bashkëpunimi në fusha të tjera.

Gjatë së mërkurës, Vuçiç do të takohet në Beograd me Zëvendësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit Matthew Palmer, derisa të enjten me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Presidenti i Serbisë ka deklaruar se të gjitha bisedimet që do të mbahen këto ditë kanë për qëllim njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Ne duam të përfitojmë sa më shumë nga dialogu për Serbinë dhe për serbët në Kosovë, por njerëzit duhet ta dinë se fuqitë më të mëdha të botës – Amerika dhe Gjermania, fuqitë perëndimore – po i kërkojnë Serbisë të njohë Kosovën. Problemi ynë është se ata nuk kërkojnë më që ajo të shtrembërohet në një formë, por që ajo të jetë e drejtpërdrejtë, me përmendjen e njohjes reciproke,” ka thënë mes tjerash ai. Palmer dhe Lajçak po vizitojnë Beogradin pas një vizite dyditore në Kosovë, ku u takuan me zyrtarë të lartë atje.

Me një marrëveshje të vitit 2013, të nënshkruar midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është paraparë formimi i Asociacionit të komumave me shumicë serbe në Kosovë. Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës. Vuçiç insistion që Asociacioni të formohet./ REL

Etiketa: Asosacionibrukselkosovevucic

Ju sugjerojmë

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze
Bota

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

25 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Çfarë e pengon planin e paqes Ukrainë-SHBA? Çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura
Bota

Çfarë e pengon planin e paqes Ukrainë-SHBA? Çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura

25 Dhjetor, 2025 7:17 pm
Krishtlindje/ Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës
Bota

Krishtlindje/ Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës

25 Dhjetor, 2025 6:15 pm
Kevin i “I vetëm në shtëpi”/ Macaulay Culkin zbulon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi
InstaBIZ

Kevin i “I vetëm në shtëpi”/ Macaulay Culkin zbulon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi

25 Dhjetor, 2025 5:22 pm
Inteligjenca Artificiale/Arabia Saudite kryeson Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut
Bota

Inteligjenca Artificiale/Arabia Saudite kryeson Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut

25 Dhjetor, 2025 4:09 pm
Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina
Bota

Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina

25 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë
Aktualitet

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë

25 Dhjetor, 2025 2:04 pm
Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri
Bota

Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri

25 Dhjetor, 2025 2:00 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Tiranë

25 Dhjetor, 2025 1:52 pm
Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim
Aktualitet

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim

25 Dhjetor, 2025 12:57 pm
Para
Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku në vend

Koronavirus/ Shqipëria regjistron 14 raste të reja, asnjë viktimë

Mblidhet Asambleja e PS, Balla: Analizë për rezultatin e zgjedhjeve

Mblidhet Asambleja e PS, Balla: Analizë për rezultatin e zgjedhjeve

PS ngre komisionin që do të analizojë 25 prillin, tre fazat

PS ngre komisionin që do të analizojë 25 prillin, tre fazat

TE FUNDIT

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze
25 Dhjetor, 2025

Pasi i kaloi dy dekada karrierë të suksesshme duke prodhuar interiore për markat kryesore botërore të automobilave, Tomasi, ish-menaxher i...

Lexo më shumë

Çfarë e pengon planin e paqes Ukrainë-SHBA? Çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura

Çfarë e pengon planin e paqes Ukrainë-SHBA? Çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura
25 Dhjetor, 2025

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zbuloi detajet e një draft-plani paqeje SHBA-Ukrainë që synonte t’i jepte fund luftës në shkallë...

Lexo më shumë

Krishtlindje/ Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës

Krishtlindje/ Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës
25 Dhjetor, 2025

Një mori dronësh rusë e kanë goditur qytetin port rus Temrijuk në rajonin Krasnodar në mesnatë duke ua vënë flakën...

Lexo më shumë

Kevin i “I vetëm në shtëpi”/ Macaulay Culkin zbulon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi

Kevin i “I vetëm në shtëpi”/ Macaulay Culkin zbulon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi
25 Dhjetor, 2025

Macaulay Culkin ka folur së fundmi për jetën e tij larg vëmendjes publike, pasi u tërhoq nga aktrimi në moshën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com