Rajoni

Vuçiç: Pa kompromis nuk e njohim pavarsinë e Kosovës


               Publikuar në : 12:53 - 06/09/19 |
el ida

Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson u takuan në Beograd, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Dy senatorët thanë se procesi i dialogut do të kërkojë shumë kompromise dhe sakrifica nga të dyja palët, por shtuan se pasi të arrihet marrëveshja, potencialet dhe përfitimet për të dyja vendet do të jenë më të mëdha se ajo që mund të humbasë në negociata.

Vuçiç deklaroi se Beogradi pret heqjen e taksës dhe se do arritjen e një kompromisi, teksa shtoi se kjo zgjidhje nuk mundet të jetë përmbushje e qëllimeve të njërës palë, kurse pala serbe të mos fitojë asgjë.

“Serbia mund të diskutojë çdo gjë vetëm nëse ka zgjidhje kompromisi. Në qoftë se nuk ekziston një zgjidhje kompromisi, ne nuk mund ta njohim pavarësinë e Kosovës. Dhe, këtu nuk ka filozofi të madhe. Përmirësimi i marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve dhe vendosja e paqes së qëndrueshme do të ishte e dobishme për serbët dhe shqiptarët, si dhe për të gjithë popujt që jetojnë në rajon”, shtoi Vuçiç.

Senatorët amerikanë qëndruan më herët edhe në Prishtinë./Opinion.al

 

Pas