Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Pa Asociacion s’ka kthim në institucione, as zgjedhje

2023/04/15 at 9:45 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vuçiç: Formimi i Asociacionit është me rëndësi prioritare

Pa themelimin e Asociacionit serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, thotë Vuçiç, kurse Prishtina këmbëngul në mbajtjen e zgjedhjeve më 23 Prill. A mund të zhvillohen në këto kushte zgjedhjet në katër komunat në veri?


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se kusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Pa themelimin e këtij Asociacioni, serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet në veri që pritet të mbahen më 23 Prill, ka thënë Vuçiç. Presidenti serb takoi në Rashkë të Serbisë, përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës për të diskutuar, siç u tha, “gjendjen e rëndë të sigurisë dhe zgjedhjet për kryetarë të katër komunave veriore të Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Në takimin në Rashkë përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe Presidenti i Serbisë u pajtuan për disa pika. I bëhet thirrje Bashkimit Evropian të reagojë ndaj institucioneve në Prishtinë për shkeljen e marrëveshjes për targat e makinave, të formohet pa kushte dhe urgjentisht Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, të tërhiqen njësitë speciale të policisë së Kosovës nga veriu,  që zgjedhjet në veriun e Kosovës të mbahen pas themelimit të Asociacionit dhe se Serbia do të marrë të gjitha masat ligjore për të siguruar të drejtat e serbëve në Kosovë.”

“Nuk kërkojmë asgjë më shumë se Prishtina, pa vonesë, të veprojë në përputhje me marrëveshjet në dialog, si dhe me të gjitha dokumentet e tjera relevante të së drejtës ndërkombëtare. Në këtë kuptim, ekipi negociator serb autorizohet që në përputhje me të drejtat që i janë garantuar palës serbe në marrëveshjet e deritashme për targat, të bëjë përpjekje shtesë për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për këtë çështje”, tha Vuçiç.

Prishtina reagon: Vuçiç përdor Listën Serbe për tensione në Kosovë

I menjëhershëm ishte reagimi i Prishtinës, sipas së cilës Presidenti serb Vuçiq “po vazhdon ta përdorë Listën Serbe për të nxitur tensione në Kosovë”. Kreu i ekipit drejtues në Kabinetin e Presidentes të Kosovës, Blerim Vela, shkroi në Twitter se “Vuçiçi po tenton t’i bllokojë zgjedhjet e 23 prillit në veri të Kosovës duke vepruar në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për njohjen e targave RKS të veturave dhe se po bën kërkesë të kundërligjshme për largimin e Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës”. Autoritetet në Kosovë po vazhdojnë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës. Vendimi për zgjedhjet në këto komuna, erdhi pasi kryetarët e këtyre komunave, bashkë me serbë të tjerë, më 5 nëntor të vitit të shkuar dhanë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe në targa me inicialet e Kosovës RKS. Megjithatë, në Prishtinë po shtohen zërat që zgjedhjet në veri të shtyhen për një kohë tjetër.

Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri thirrje gjatë një seance të parlamentit që zgjedhjet në veri të shtyhen. “Cili është interesi ynë me vazhdu me mbajt policinë e Kosovës në situatën çfarë janë atje dhe po ashtu me insistu ose me harru që kemi përgjegjësi për gjendjen atje. Unë i bëj thirrje Qeverisë, presidentes, institucioneve të vendit që ta marrin me seriozitet gjendjen në veri dhe ta marrin një vendim lidhur me këtë situatë. Cili do të duhej të ishte ai vendim, unë besoj shumë është shtyrja e zgjedhjeve”, tha zoti Haradinaj.

DnV: Mosregjistrimi i kandidatëve serbë rrezikon legjimitetin e zgjedhjeve

Sipas organizatave joqeveritare që monitorojnë zgjedhjet, rrethanat aktuale, nuk e mundësojnë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës, ashtu si kërkohet në përputhje me standardet për zgjedhje të lira. “Në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, ku komuniteti serb përbën mbi 90 për qind të popullsisë, nuk është regjistruar asnjë kandidat nga radhët e komunitetit serb. Demokracia në Veprim vlerëson se kjo situatë mund të cenojë legjitimitetin e institucioneve që do të dalin nga zgjedhjet, pasi nuk garanton përfaqësim të drejtë të komunitetit serb”, thuhet në një reagim publik të organizatës joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV).

Megjithatë autoritetet e Prishtinës duken të vendosura në mbajtjen e zgjedhjeve në veri. Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale është “shenjë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe e ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës”. Kryeministri thotë se zgjedhjet në veri do të mbahen dhe “kushdo që synon të cenoj mbajtjen e tyre, do të përballet me forcën e ligjit”. “Pluralizmi politik dhe e drejta e votimit lirshëm dhe pa pengesa të komunitetit serb janë të domosdoshme. Kushdo që vijon të cenoj këtë të drejtë themelore nuk ka çfarë të pres tjetër përveçse përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, ka thënë Kurti. Ai premton, se  “institucionet e Kosovës do të ofrojnë siguri për qytetarët në veri pa dallim”./DW



Ju sugjerojmë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
Kryesore

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

14 Maj, 2025 8:49 pm
“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Politikë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

14 Maj, 2025 7:37 pm
Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
Kryesore

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

14 Maj, 2025 7:30 pm
PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Para
Bombë tymuese në takimin elektoral të Kryeministrit të Japonisë

Bombë tymuese në takimin elektoral të Kryeministrit të Japonisë

Elbasan/ 35-vjeçari dhunon bashkëshorten, gruaja hidhet nga dritarja e banesës

Pronari në Himarë kallëzon në polici punonjësit nga Nepali

Baerbock i kërkon Pekinit: Jo armë për Rusinë

Baerbock i kërkon Pekinit: Jo armë për Rusinë
















TE FUNDIT

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
14 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi në seli drejtuesit politikë të qarqeve pas humbjes në zgjedhjet e 11 Majit....

Lexo më shumë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
14 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga selia e PD-së deklaroi se PS fitoi zgjedhjet e 11 Majit duke blerë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
14 Maj, 2025

Një mbledhje urgjente është thirrur mbrëmjen e sotme në selinë e PD-së, në të cilën po diskutohet rezultati i zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
14 Maj, 2025

Kreu demokrat Sali Berisha mblodhi mbrëmjen e sotme në selinë blu të gjithë drejtuesit e qarqeve të PD, në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com