Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Nuk ka afat për miratimin e planit franko-gjerman për Kosovën

2023/02/01 at 9:03 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ballkani i Hapur ide e Lavrov?Vuçiç:E krijuam unë,Edi dhe Zaev,kemi biseduar me..

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk ka afat kohor për miratimin e planit franko-gjerman për Kosovën.

“Që të gjithë ata do të dëshironin që kjo të ndodhte nesër, por nuk mund të ndodhë nesër, pikë”, tha Vuçiç, teksa qëndroi në Bullgari ku mori pjesë në nisjen e ndërtimit të gazsjellësit që do të sjellë gaz nga ky shtet në Serbi.

Plani i Bashkimit Evropian – apo siç njihej edhe si plani franko-gjerman – ka të bëjë me normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky plan po ashtu ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara.

Plani nuk është bërë publik, por i është prezantuar Kosovës dhe Serbisë në shtator dhe në dhjetor të vitit 2022.

Vuçiç do të marrë pjesë në seancën e posaçme të Parlamentit serb më 2 shkurt, ku do të diskutohet për Kosovën.

Ai tha se nuk beson se do të arrihet unitet në Parlament lidhur me planin për Kosovën.

“Është e natyrshme që njerëzit të mos pajtohen, por jo që ne të mos pajtohemi sepse ju nuk e dini se çfarë do të ndodhë nesër, kur nuk mund të flisni vetëm për letra dhe dokumente, por po ashtu edhe për rrethanat”, tha presidenti serb.

Ai përsëriti se nuk ka nënshkruar asnjë dokument.

“Nuk kam asgjë për të cilën duhet të kërkoj falje, nuk kam nënshkruar asgjë. Kam punuar me nder, kam luftuar për shtetin në përputhje me mandatin tim kushtetues”, tha ai.

I pyetur lidhur me kërkesën e opozitës së krahut të djathtë që të refuzohet plani evropian, Vuçiç tha se kjo është e drejta e tyre demokratike.

“Nuk mendoj se dikush në Serbi do të jetë i lumtur me këtë plan”, shtoi ai.

Në seancën e Parlamentit serb, ku do të diskutohet për Kosovën, deputetëve do t’iu prezantohet një raport për procesin e negociatave me Kosovën nga 1 shtatori 2022 deri më 15 janar 2023.

Raporti është dërguar në Parlament nga Qeveria serbe. Por, në këtë raport nuk përmendet propozimi franko-gjerman./ REL

Ju sugjerojmë

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
Sport

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

5 Shkurt, 2026 10:36 pm
Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
-U tha në Opinion

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

5 Shkurt, 2026 10:01 pm
Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
-U tha në Opinion

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

5 Shkurt, 2026 9:32 pm
Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
Kryesore

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

5 Shkurt, 2026 8:47 pm
Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi
Aktualitet

Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi

5 Shkurt, 2026 8:45 pm
“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump
Bota

“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump

5 Shkurt, 2026 6:42 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur

5 Shkurt, 2026 5:23 pm
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
Kronikë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

5 Shkurt, 2026 3:45 pm
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t
Kronikë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

5 Shkurt, 2026 3:35 pm
Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta
Bota

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

5 Shkurt, 2026 2:40 pm
Para
Ministrja shfaqet në emision me orë 10 mijë £: Mësuesit në grevë të jenë realistë

Ministrja shfaqet në emision me orë 10 mijë £: Mësuesit në grevë të jenë realistë

Shpëtohen pas disa orësh 5 të rinjtë në Fushë të Zezë që bllokuan në dëborë

Shpëtohen pas disa orësh 5 të rinjtë në Fushë të Zezë që bllokuan në dëborë

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 2 shkurt 2023

TE FUNDIT

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
5 Shkurt, 2026

Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al Nassr, ylli portugez i futbollit duket se po e vijon protestën e...

Lexo më shumë

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
5 Shkurt, 2026

Në emisionin “Opinion”, analisti Albatros Rexhaj, komentoi skandalin e financiarit të ndjerë, Jeffrey Epstein. Rexhaj u shpreh se seksi ka...

Lexo më shumë

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
5 Shkurt, 2026

Gazetarja Bleona Metushi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me arrestime e bëra për çështjen e mbetjeve të rrezikshme...

Lexo më shumë

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
5 Shkurt, 2026

“Ose qeveri teknike, ose përballje”. Është kjo thirrja q ëla lëshuar mbrëmjen e sotme kreu i  Partisë Demokratike, Sali Berisha,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com