Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se i normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën varet nga formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Këto komente ai bëri në një status në rrjetet sociale pas takimit që pati me Kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.
“E falenderova Wolfgang Sobotkën për mbështetjen që Austria i jep Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Gjithashtu diskutuam për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik, që përfshin një fluks më të madh të investimeve austriake. Sa i përket dialogut me Prishtinën, kam theksuar edhe një herë se procesi i normalizimit varet nga formimi i asociacionit të komunave serbe”, ka shkruar Vuçiç në profilin e tij në Instagram.
Të hënën kryeparlamentari austriak ndodhej në një vizitë në Kosovë.