Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Njohja e Kosovës nuk do të jetë temë diskutimi në Shtëpinë e Bardhë

2020/06/16 at 9:16 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç: Njohja e Kosovës nuk do të jetë temë diskutimi në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Aleksandër Vuçiç thotë se çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nuk do të diskutohet në takimin e Uashingtonit. “Nuk do të jetë temë diskutimi dhe as që do të lejojmë të jetë e tillë”, theksoi kreu i shtetit serb gjatë inaugurimit të një fabrike.


Javën e ardhshme Serbia do të mbajë zgjedhjet parlamentare por ato do të pasohen me një sërë takimesh nga ana e Presidentit Vuçiç

“Kam biseduar dje me Putinin, patëm një diskutim të gjatë. Një ditë pas zgjedhjeve, Lajçak do të vijë në Beograd. Një ditë pas kësaj, do të shkoj në Moskë. Dy ditë pas kësaj, duhet të biem dakord për delegacionin që do të shkojë në Uashington. Pak ditë më vonë, mendoj se do të ketë disa takime edhe më të rëndësishme, për të cilat nuk mund të flas dot tani, pasi kështu na është thënë”, është shprehur Vuçiç.

Presidenti serb u shpreh i habitur se si Kosova ka pranuar që të ndalojë kandidimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe shton se kjo mbetet për t’u parë nëse do të respektohet.

“Mos harroni se Thaçi nuk ka dashur ta pranojë kurrë. Për 4 vjet e kam kërkuar një gjë të tillë, por për 4 vjet ai këmbënguli sepse ka pasur gjithmonë një fushatë të tmerrshme kundër nesh. Për 4 vjet ata nuk e pranuan dhe tani papritur jemi informuar se, kanë rëndë dakord. Të shohim”, tha Vuçiç.

Sa i përket gjendjes mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për udhëheqjen e dialogut, presidenti serb vuri theksin tek rëndësia e ruajtjes së marrëdhënieve me fuqitë e mëdha.

“Pa marrë parasysh se si do të përfundojë, është e rëndësishme që ne të mbetemi të pa dëmtuar në luftën e elefantëve. Ne nuk do të luftojmë me Gjermaninë dhe Amerikën. Po luhet një lojë e madhe mes lojtarëve të mëdhenj në komunitetin ndërkombëtar, për të cilët ne dhe shqiptarët jemi shumë të vegjël. Nga ana tjetër, shqiptarët po merren me lojërat e tyre të brendshme”, nënvizoi Vuçiç. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë
Aktualitet

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë

26 Dhjetor, 2025 9:38 am
Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë
Rajoni

Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

26 Dhjetor, 2025 9:36 am
E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri
Bota

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri

26 Dhjetor, 2025 8:04 am
Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025

26 Dhjetor, 2025 8:00 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

26 Dhjetor, 2025 7:58 am
“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon
Bota

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon

25 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Uroi vdekjen e Putinit, Rusia i përgjigjet Zelenskyt

25 Dhjetor, 2025 9:54 pm
Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari

25 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura
Aktualitet

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

25 Dhjetor, 2025 8:50 pm
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze
Bota

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

25 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Para
Dyshime për koronavirus, dalin rezultatet për 3 qytetarë në Kosovë

Rekord në Kosovë, 141 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit

Ndiqni live emisionin Opinion

Ndiqni live emisionin Opinion

Ky ilaç po cilësohet “përparimi më i madh” në luftën ndaj Covid-19

Ky ilaç po cilësohet "përparimi më i madh" në luftën ndaj Covid-19
















TE FUNDIT

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë
26 Dhjetor, 2025

Janë rikthyer reshjet e dëborës në fshatin turistik të Dardhës, në lartësitë 1200 m mbi nivelin e detit. Dëborë po...

Lexo më shumë

Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë
26 Dhjetor, 2025

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën...

Lexo më shumë

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri
26 Dhjetor, 2025

SHBA ka kryer sulme ajrore vdekjeprurëse kundër grupit terrorist Shteti Islamik (IS) në veriperëndim të Nigerisë, njoftoi presidenti amerikan Donald...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025
26 Dhjetor, 2025

Ditën e premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com