Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Nëse nuk i tërhiqet vërejtja Kosovës, rinisim fushatën e çnjohjeve

2020/07/26 at 12:55 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç: Nëse nuk i tërhiqet vërejtja Kosovës, rinisim fushatën e çnjohjeve

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, se lobimi për njohjen e Kosovës nuk është pezulluar, duke thënë se ai do të pres për të parë se cila do të jetë organizata e parë ndërkombëtare ku do të aplikojë Kosova për anëtarësim dhe a do ta njohë dikush pavarësinë e Kosovës.

“Në atë ditë, nëse mentorët e tyre nuk iu tërheqin vërejtjen, ne do të vazhdojmë fushatën tonë (kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës) dhe u premtoj atyre që do të jemi pesë herë më të suksesshëm”, tha Vuçiq para gazetarëve gjatë një vizite në Sremska Mitrovicë.

Vuçiç tha se deklarata e Hotit tregoi se “nënshkrimi i shqiptarëve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe (Zajednica) dhe fjala e dhënë (tek i dërguari amerikan për dialog Richard) Grenellit, nuk do të thotë asgjë”.

Vuçiq gjithashtu tha që delegacioni serb ishte i gatshëm për bisedime mbi ekonominë dhe se delegacioni i Kosovës erdhi në ato bisedime, siç tha ai, me kërkesë për kompensim të luftës.

“Kjo është ekonomi për ta, sepse ata nuk kanë fabrika dhe investime. Ne për këtë nuk do të flasim fare. Dialogu duhet të vazhdojë, por nëse thirrja është ‘Ejani të firmosni pavarësinë e Kosovës’, as mos na thërrisni. Ne jemi gjithmonë për dialog dhe kompromise që çojnë në zgjidhje”, tha Vuçiq.

Kryeministri Hoti, gjatë një raportimi në Kuvendin e Kosovës të premten mbi dialogun me Serbi duke folur për lobimin për Kosovën tha se “nuk ka pezullim të aktiviteteve tona”.

“Nuk ka pezullim të aktiviteteve tona, jemi dakorduar me partnerët tanë që anëtarësimi jonë në organizatat ndërkombëtare të bëhet bashkë me ta, bashkë me partnerët tanë ndërkombëtar. Kjo është e vërteta”, tha ai.

I dërguari i posaçëm për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, para takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për rifillimin e dialogut mes dy palëve, kishte thënë se Serbia është pajtuar që të pezullojë përkohësisht fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe Kosova është pajtuar të pezullojë përpjekjet për t’u anëtarësuar në mekanizma ndërkombëtarë, për t’i dhënë shans vazhdimit të dialogut.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë u anulua pas publikimit të aktakuzave për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga Zyra e Prokurorit Special.

Megjithatë, Hoti dhe Vuçiç u takuan në Bruksel më 16 korrik.

Gjatë raportimit para deputetëve, Hoti tha se në takimin e 16 korrikut në Bruksel ka paraqitur kërkesat e Kosovës për zbardhjen e çështjes së të pagjeturve dhe për temat ekonomike.

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier

1 Qershor, 2025 4:13 pm
Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai
Aktualitet

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai

1 Qershor, 2025 4:07 pm
Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror
Aktualitet

Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror

1 Qershor, 2025 4:05 pm
Dënohet me burg “Aliço” i “Çukurit”
Bota

Dënohet me burg “Aliço” i “Çukurit”

1 Qershor, 2025 3:59 pm
1 Qershori, Presidenti Begaj: Uroj që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij
Aktualitet

1 Qershori, Presidenti Begaj: Uroj që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij

1 Qershor, 2025 3:45 pm
Ukraina: I vështirë zbatimi i armëpushimit/Rusia, gati për raund të II të bisedimeve
Bota

Ukraina: I vështirë zbatimi i armëpushimit/Rusia, gati për raund të II të bisedimeve

1 Qershor, 2025 3:32 pm
Profesori i gjermanishtes kërcënoi me jetë vajzën e Melonit: Kërkoj falje, por…
Bota

Profesori i gjermanishtes kërcënoi me jetë vajzën e Melonit: Kërkoj falje, por…

1 Qershor, 2025 3:25 pm
Kalifornia ndalon qëndrimin e të pastrehëve në kampe/ Vendimi shkakton debate
Bota

Kalifornia ndalon qëndrimin e të pastrehëve në kampe/ Vendimi shkakton debate

1 Qershor, 2025 3:11 pm
Punëtori i huaj ndërron jetë pas rënies nga pallati, arrestohet inxhinieri i firmës
Aktualitet

Punëtori i huaj ndërron jetë pas rënies nga pallati, arrestohet inxhinieri i firmës

1 Qershor, 2025 3:02 pm
‘Hollywood në Gjirokastër’/Rama: Vendi, mundësi të jetë në hartën e filmave botërorë
Aktualitet

‘Hollywood në Gjirokastër’/Rama: Vendi, mundësi të jetë në hartën e filmave botërorë

1 Qershor, 2025 2:51 pm
Para
Listat e hapura, Gjiknuri-opozitës: Dërgoni propozimet tuaja

Listat e hapura/ Gjiknuri flet për parti "fantazëm" që rrezikojnë procesin

“Kam punuar marangoz”/ Pse u mbajt sekret arrestimi i “xhaxhait”

"Kam punuar marangoz"/ Pse u mbajt sekret arrestimi i "xhaxhait"

Shpërndante drogë me motor në Tiranë, ndalohet 45-vjeçari

Dhunoi dhe hodhi nga kati i dytë ish-bashkëshorten, arrestohet 47-vjeçari

TE FUNDIT

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier
1 Qershor, 2025

Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës. Të favorizuara nga era e fortë flakët janë...

Lexo më shumë

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai
1 Qershor, 2025

Rrugëtimi i radhës në “E Diela Ndryshe” e dërgon Arbër Hajdarin dhe Ardit Gjebrean drejt Maliqit të Korçës. Këtë herë...

Lexo më shumë

Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror

Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror
1 Qershor, 2025

Vlora është bërë një destinacion tërheqës për ata që kërkojnë relaks dhe aventurë. Ky sezon veror ka nisur me këmbë...

Lexo më shumë

Dënohet me burg “Aliço” i “Çukurit”

Dënohet me burg “Aliço” i “Çukurit”
1 Qershor, 2025

Aktori i njohur turk, Riza Kocaoglu, është dënuar me burg se bashku me aktorin Halit Ergenc. Arsyeja e dënimit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com