Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç mesazh për serbët: Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

2018/09/09 at 2:15 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Vuçiç mesazh për serbët: Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por as nuk do të nxisë luftë e konflikt në Kosovë, ishin mesazhet që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ua transmetoi qytetarëve serbë të tubuar në Mitrovicën Veriore.


Fjalimin e tij, Vuçiç e mbajti në përmbyllje të vizitës dyditore në pjesën veriore të Kosovës. Aty, u prit nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve serbë, ndërkohë që qyteti ishte përplot me fotografi e pankarta që i dëshironin mirëseardhje Vuçiçit.

“Ju them se ata që e thonë se unë duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës deri në fund të vitit, ju garantoj se kjo është gënjeshtër”, tha Vuçiç. Sipas tij, krejt për çka ai po angazhohet është një zgjidhje kompromisi dhe zgjidhje paqësore.

“Kur u thonë se dua ta ndryshoj kufirin, nuk po ua thonë të vërtetën”, tha Vuçiç, duke shtruar më pas pyetjet, sipas tij plotë dilema –“ku është kufiri sot?”.

“Në fakt, unë dua t’i ndryshoj të drejtat e juaja dhe t’ua mundësojë të gjitha drejtat që u takojnë në botën e qytetëruar”, nënvizoi ai.

Vuçiç tha se ka sjellë me vete plane konkrete për investime në dhjetë komunat e Kosovës të banuara me shumicë serbe.

Se kur do të arrihet marrëveshja me shqiptarët, theksoi ai, kjo nuk mund të dihet. Por, nuk e përjashtoi mundësinë që diku pas një kohë, qoftë edhe pas 50 vjetësh, serbët dhe shqiptarët të jetojnë në fqinjësi dhe miqësi me njëri-tjetrin.

“Nuk është vizioni im për një Kosovë pa shqiptarë apo edhe më keq, një Kosovë pa serbë”, tha Vuçiç, duke tërhequr vërejtjen se vizioni i tij nuk mbështetet në mite, por në realitet.

Ai rikujtoi edhe fundvitet e 80-ta dhe vitet e 90-ta kur kishte nisur dhe më pas ishte shpartalluar ish-Federata Jugosllave dhe fjalimet e zjarrta të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.

“Kënduam, kush po thotë e kush po rren, që Serbia është e vogël”, tha Vuçiç.

Kjo këngë dhe plotë mitingje, sipas tij, u mbajtën në Knin të Kroacisë, në Sarajevë apo edhe në Prishtinë. Por, sot, si në Knin, ashtu edhe në Sarajevë e Prishtinë, nga një numër i konsiderueshëm, jetojnë vetëm qindra apo mijëra serbë. Para 30 vjetësh, theksoi ai, në Kosovë kishte tri herë më shumë serbë, sesa që ka sot. Andaj, ai tha se angazhohet për paqe dhe në asnjë mënyrë për luftë.

Ndryshe, dita e dytë e vizitës së presidentit serb, ka nisur ditën e dytë të vizitës së tij në pjesën veriore të Kosovës, me një shëtitje në lagjen e quajtur “Lugina e Diellit”, që përfshinë një projekt të Qeverisë së Serbisë për ndërtimin e 300 shtëpive për kthimin dhe strehimin e rreth 1 mijë e 500 banorëve serbë të zhvendosur.

Vucic: S’po ndryshoj kufij, po ruaj çka është e mundur në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë po qëndron në veri të Mitrovicës, ku në Sheshin “Shumadia, po iu drejtohet qytetarëve serbë me një fjalim.

Vuçiq në fjalimin e tij fillimisht u ka kërkuar falje banorëve të Banjës qe nuk ka mundur t’i vizitojë. Mirëpo premtoi që kur të vjen herën tjetër do t’i vizitojë.

Ai tha që ka guxim të luftojë për popullin e vet për një të ardhme më të mirë.

“Do të bëj gjithçka. Le të më quajnë tradhtar. Dy gjëra nuk do t’i bëj, nuk do ta gënjej popullin tim dhe nuk do të punoj kundër shtetit tim”.

Më tej ai shprehu shqetësimin e tij për natalitetin e ulët.

“Nuk po lindim sa duhet, po vdesim shumë. Po i braktisim trojet, kemi mbetur këtu më të fuqishmit. Nuk do t’ju premtoj municion dhe armatim, por ju premtoj që municionin dhe armatimin nuk do ta përdor askush. Këtë po e them që të keni shkolla dhe të rrisni fëmijë e të jetoni këtu në Kosovë”, tha Vuçiq.

“Kur po ju thojnë që dua t’i ndryshoj kufijtë nuk është e vërtetë. Dua të ruaj gjithçka që është e mundur në Kosovë, pasi situatën nuk e kemi njëjte si para 30 viteve”

Vucic thotë se serbët kanë mbështetjen e botës, paralajmëron rritjen e Serbisë

Presidenti serb, Aleksander Vucic tha se Serbia po bëhet çdo ditë e më e madhe, dhe këtë për shkak se nuk është në konflikt me askënd.

Këto komenti i ka bërë në Mitrovicën Veriore, ku është duke e mbajtur një fjalim.

Aty, Vucic ka thënë se Serbia asnjëherë s’ka pasur përkrahje më të madhe se sa tash. Ka falënderuar Rusinë që i ka qëndruar në krah Serbisë në kohë të rënda.

“Sot, kemi më shumë se kurrë mbështetjen e botës. Faleminderit miqve tanë nga Rusia të cilët politikisht ishin me ne kur nuk ishte askush tjetër. Dhe kjo është arsyeja pse ne mund të zgjedhim të ardhmen tonë, dhe të themi se nuk duam të hyjmë në NATO sepse duam të mbajmë neutralitetin tanë ushtarak”, ka thënë Vuçiqi. / Express

 

Etiketa: pavaresia e Kosovesvucic


Ju sugjerojmë

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
Aktualitet

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

27 Tetor, 2025 9:13 pm
Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve
Kryesore

Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve

27 Tetor, 2025 8:19 pm
A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
Aktualitet

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

27 Tetor, 2025 7:22 pm
Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26
Aktualitet

Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26

27 Tetor, 2025 7:17 pm
“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend
Aktualitet

“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend

27 Tetor, 2025 6:46 pm
“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…
Aktualitet

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…

27 Tetor, 2025 6:08 pm
Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim
Aktualitet

Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim

27 Tetor, 2025 6:01 pm
Inceneratori i Tiranës dhe Veliaj, Dumani: Hetimet vazhdojnë
Aktualitet

Inceneratori i Tiranës dhe Veliaj, Dumani: Hetimet vazhdojnë

27 Tetor, 2025 5:43 pm
Dumani: Do vazhdoj të jem prokuror, zgjatja e mandatit nuk lidhet me emrin tim
Aktualitet

Dumani: Do vazhdoj të jem prokuror, zgjatja e mandatit nuk lidhet me emrin tim

27 Tetor, 2025 5:37 pm
Para
Nuk është siç e kishit menduar, ja çfarë vërejnë meshkujt gjatë seksit

Nuk është siç e kishit menduar, ja çfarë vërejnë meshkujt gjatë seksit

A duhet të ngrejë një grua shtatzënë pesha të rënda?

A duhet të ngrejë një grua shtatzënë pesha të rënda?

PD publikon mesazhin/ I sëmuri me hemofili i shkruan ministres: Nuk heq dot dhëmbët, se rrezikoj të vdes!  

PD publikon mesazhin/ I sëmuri me hemofili i shkruan ministres: Nuk heq dot dhëmbët, se rrezikoj të vdes!  
















TE FUNDIT

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
27 Tetor, 2025

“Çfarë tha Dumani për hetimin e politikanëve” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” duke iu referuar raportimeve të...

Lexo më shumë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
27 Tetor, 2025

Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të...

Lexo më shumë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
27 Tetor, 2025

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Krujë-Fushë Krujë. Mësohet se rreth orës 21:00, shtetasi T. S., 20...

Lexo më shumë

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
27 Tetor, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, në raportimin e tij vjetor në Kuvend,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com