Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç me Macron në Paris: Nga Kosova e deri te energjia bërthamore

2024/04/08 at 7:19 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç me Macron në Paris: Nga Kosova e deri te energjia bërthamore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po qëndron në Paris, ku të hënën do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Më 8 prill, Vuçiç publikoi një video në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën tha se ndihet “në ethe dhe përgjegjës para takimeve të sotme”.

Më herët, ai ka paralajmëruar se ka vënë një kurorë lulesh te pllaka e memorialit “Besnikëri për besnikëri”, para Pallatit të Invalidëve në Paris, i cili është simbol i aleancës ndërmjet popullit serb dhe atij francez në dy luftëra botërore.

“Franca dhe populli i saj gjithmonë do të na kenë partnerë të besueshëm dhe miq që i duan ata, siç na ka dashur Franca neve. Lavdi paraardhësve tanë dhe rroftë miqësia serbo-franceze”, ka shkruar presidenti serb.

Bisedimet ndërmjet Vuçiçit dhe homologut të tij francez, Macron, pritet të nisin rreth orës 08:00 të mbrëmjes, pas së cilës është paraparë edhe mbajtja e një konference të përbashkët për media, e pasuar nga një darkë mes udhëheqësve.

Para nisjes së tij drejt Parisit, Vuçiç ka njoftuar se do të diskutojë për 14 tema me presidentin francez – nga industria e agrikultura, deri te inteligjenca artificiale dhe energjia bërthamore.

Më 5 prill, qeveria e Serbisë miratoi një Memorandum të Mirëkuptimit me kompaninë energjetike franceze EDF, për vënien e një marrëdhënieje bashkëpunimi për tranzicion energjetik, e cila, siç ka shpjeguar Ministria e Energjisë e Serbisë, krijon kushtet për një partneritet strategjik në vlerësimin e potencialit për zhvillimin e një programi bërthamor civil në Serbi.

Pallati Elize ka njoftuar më herët se dy udhëheqësit do të diskutojnë për integrimin evropian të Serbisë dhe për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, se Macron do të “konfirmojë angazhimin e tij dhe mbështetjen e tij të plotë për integrimin evropian të Serbisë”, dhe se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit” në Bashkimin Evropian.

Franca dhe Gjermania kanë ideuar marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën dy palët e pranuan në fund të shkurtit të 2023-tës në Bruksel – ndërsa palët u pajtuan për aneksin për zbatimin e marrëveshjes në mars të të njëjtit vit, në Ohër. Ky do të jetë takimi i 20-të ndërmjet Vuçiçit dhe Macronit deri më sot./REL

Ju sugjerojmë

“Statistikat janë mashtruese!”/ Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?
Bota

“Statistikat janë mashtruese!”/ Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

10 Qershor, 2025 10:04 am
Spiropali: Shqipëria po ecën me hapa të sigurtë drejt anëtarësimit në BE
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria po ecën me hapa të sigurtë drejt anëtarësimit në BE

10 Qershor, 2025 10:03 am
Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës
Aktualitet

Berisha sot në SPAK, u kallëzua nga gjyqtarja Irena Gjoka

10 Qershor, 2025 9:53 am
Profil/ Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit, jeta dhe veprimtaria e tij politike
Aktualitet

Profil/ Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit, jeta dhe veprimtaria e tij politike

10 Qershor, 2025 9:50 am
Siguria në plazhe/ Policia: Bllokohen 7 Jet Ski dhe 34 gomone e skafe në Sarandë
Aktualitet

Siguria në plazhe/ Policia: Bllokohen 7 Jet Ski dhe 34 gomone e skafe në Sarandë

10 Qershor, 2025 9:44 am
Trump: Nuk dua luftë qytetare
Bota

Trump: Nuk dua luftë qytetare

10 Qershor, 2025 9:39 am
Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare, ish-kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi
Kryesore

Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare, ish-kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi

10 Qershor, 2025 9:34 am
Rama ironizon opozitën: Shikoni në ç’derexhe janë katandisur!E marrin lehtë popullin
Aktualitet

Rama ironizon opozitën: Shikoni në ç’derexhe janë katandisur!E marrin lehtë popullin

10 Qershor, 2025 9:17 am
“Gjallë është ky?!”/Rama ironi e batutë me komentuesin:Gjallë jam, po Luli a është?
Aktualitet

“Gjallë është ky?!”/Rama ironi e batutë me komentuesin:Gjallë jam, po Luli a është?

10 Qershor, 2025 9:10 am
“Yamal t’ia japim çmimin në Tiranë”/ Rama: Në negociata për “Globe Soccer Awards’
Aktualitet

“Yamal t’ia japim çmimin në Tiranë”/ Rama: Në negociata për “Globe Soccer Awards’

10 Qershor, 2025 8:57 am
Para
“Shkaktojnë kancer, ulin fertilitetin”, zbulohen kimikatet e rrezikshme te leukoplasti

“Shkaktojnë kancer, ulin fertilitetin”, zbulohen kimikatet e rrezikshme te leukoplasti

Rama shtron iftar për besimtarët myslimanë: Zoti na pjektë me hajër, paqe drejt Bajramit

Rama shtron iftar për besimtarët myslimanë: Zoti na pjektë me hajër, paqe drejt Bajramit

Makinat elektrike, në qendër të luftës së re tregtare SHBA – Kinë

Makinat elektrike, në qendër të luftës së re tregtare SHBA - Kinë

TE FUNDIT

“Statistikat janë mashtruese!”/ Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

“Statistikat janë mashtruese!”/ Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?
10 Qershor, 2025

Ulrike Malmendier, anëtare e ekipit të ekonomistëve që këshillojnë qeverinë gjermane, paralajmëron se mungesa e punëtorëvetë kualifikuar është aktualisht pengesa...

Lexo më shumë

Spiropali: Shqipëria po ecën me hapa të sigurtë drejt anëtarësimit në BE

Spiropali: Shqipëria po ecën me hapa të sigurtë drejt anëtarësimit në BE
10 Qershor, 2025

Ditën e sotme po zhvillohet në Kuvend ceremonia e hapjes së Sesionit të XII-të Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit...

Lexo më shumë

Berisha sot në SPAK, u kallëzua nga gjyqtarja Irena Gjoka

Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës
10 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, duhet të paraqitet ditën e sotme, 10...

Lexo më shumë

Profil/ Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit, jeta dhe veprimtaria e tij politike

Profil/ Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit, jeta dhe veprimtaria e tij politike
10 Qershor, 2025

Ish kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi ka ndërruar jetë ditën e sotme, në moshën 78-vjeçare. Mësohet se ai ndërroi jetë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com