Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç mbështet serbët në veri dhe u bën thirrje të ruajnë paqen

2022/12/22 at 12:21 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç mbështet serbët në veri dhe u bën thirrje të ruajnë paqen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se serbët në veri të Kosovës do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tij për kërkesat e tyre.

“Dhe, nuk do të fshihem nga të mëdhenjtë dhe të fuqishmit në botë. Do të jem gjithmonë i përgjegjshëm për t’iu bërë thirrje që të ruajnë paqen, sepse paqja është në interesin më të mirë të serbëve dhe të Serbisë, si dhe të popullit tonë në ‘Kosovë dhe Metohi’”, tha Vuçiç në një video-adresim të publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

Komentet vijnë në ditën kur disa qytetarë serbë u mblodhën në një protestë në fshatin Rudarë në veri të Kosovës, për të kundërshtuar, siç thanë, “kërcënimet” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë vend ndodhet edhe një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës qysh më 10 dhjetor.

Goran Rakiç, kryetar i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, tha se Kurti planifikon të “vrasë serbë” në barrikada, por nuk solli ndonjë provë që do t’i mbështeste këto pretendime.

Në fakt, ajo që Kurti i tha gazetës britanike Guardian, është se ai “shpreh shqetësim se heqja e barrikadave mund të çojë në viktima potenciale”.

Grupe të qytetarëve serbë kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës qysh më 10 dhjetor, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb.

Policia e Kosovës ka arrestuar Dejan Pantiçin nën dyshimet se ka marrë pjesë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Për t’i hequr barrikadat, grupet e serbëve kërkojnë lirimin e Pantiçit.

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se kanë kapacitete për heqjen e barrikadave, por se janë duke i dhënë kohë misionit të NATO-s, KFOR, që ta bindë komunitetin lokal që t’i zhbllokojë vetë rrugët.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha të enjten se KFOR-i nuk i është përgjigjur ende kërkesës së Serbisë për të dërguar deri në 1.000 forca serbe në Kosovë.

“Ne presim një përgjigje për këtë kërkesë”, tha Bërnabiç për Televizionin serb Hepi.

Serbia e ka bërë këtë kërkesë duke u thirrur në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, ndërsa KFOR-i ka thënë më herët se është duke e shqyrtuar atë./REL

Ju sugjerojmë

Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut
Aktualitet

Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut

8 Janar, 2026 5:10 pm
Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi

8 Janar, 2026 5:08 pm
Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi
Aktualitet

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

8 Janar, 2026 4:36 pm
Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar
Rajoni

Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar

8 Janar, 2026 4:33 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Begaj për përmbytjet: Banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave për evakuimin

8 Janar, 2026 3:56 pm
Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF
Sport

Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF

8 Janar, 2026 2:40 pm
Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat
Bota

Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat

8 Janar, 2026 2:26 pm
PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët
Aktualitet

PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët

8 Janar, 2026 2:19 pm
Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje
Bota

Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje

8 Janar, 2026 2:17 pm
Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës
Aktualitet

Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës

8 Janar, 2026 1:46 pm
Para
Qytetarët serbë protestë në Rudarë, EULEX shton praninë në veri

Qytetarët serbë protestë në Rudarë, EULEX shton praninë në veri

Kush është 25-vjeçari që i dehur plagosi me armë shokun,arrestohet edhe pronari i lokalit

Gjendet i pajetë një person në aksin Elbasan-Peqin, detaje nga policia

Shumica e ministrave s’ishin në Kuvend, Berisha: Ku janë këta hajdutët? Kanë frikë nga…

Shumica e ministrave s'ishin në Kuvend, Berisha: Ku janë këta hajdutët? Kanë frikë nga...

TE FUNDIT

Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut

Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut
8 Janar, 2026

Moti i keq në Pogradec ka shkaktuar probleme të shumta, ku prurjet e lumit të Vërdovës kanë dëmtuar rrugën duke...

Lexo më shumë

Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi

Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi
8 Janar, 2026

Qarkullimi i automjeteve në Qafën e Llogarasë është bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave të krijuara në...

Lexo më shumë

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi
8 Janar, 2026

Rreth 90 banorë janë janë evakuar nga Katundi i Ri dhe Sukthi. Mësohet se personat e evakuar janë strehuar në...

Lexo më shumë

Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar

Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar
8 Janar, 2026

Autoritetet kosovare kanë arrestuar 39 persona të enjten gjatë bastisjeve në të gjithë vendin si pjesë e një hetimi kundër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com