Aktualitet

Vuçiç: Marrëveshje edhe në fushën e inteligjencës artificiale, të robotëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:35 - 21/12/21 |
Opi Nion

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë të mbajtur në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” tha se bujqësia është një ndër sferat më të rëndësishme të kësaj iniciative.

Më tej, Vuçiç foli edhe për bashkëpunim në fushën e inteligjencës artificiale, të teknologjisë së informacionit, që mund ta mbështesin më tej në të ardhmen bujqësinë.

Bujqësia është një nga sferat më të rëndësishme të bashkëpunimit. Kjo marrëveshje ka të bëjë me bashkëpunimin edhe në fushën e inteligjencës artificiale, të robotëve, të teknologjisë së informacionit, që mund ta mbështesin më tej në të ardhmen bujqësinë. Kjo garanton më shumë siguri për produktet që ne konsumojmë. Do të nënshkruajmë edhe marrëveshje shtesë, që do të ndikojë në thjeshtësimin e procedurave në sektorin privat. Po ashtu do të lehtësohen procedurat edhe për transportin e produkteve bujqësore, që kanë nevojë për transport frigoriferik. Shifra e investimeve do të kalojë në 1 miliard dhe mendoni se çfarë ndikimi do të ketë kjo në rritjen e PBB-ve të shteteve tonatha Vuçiç.

Më Vuçiç ai ftoi të tre qeveritë të bëhen bashkë në një takim më të gjerë në Shkup dhe më pas të mblidhen edhe në Beograd në kuadër të kësaj iniciative./Opinion.al

Pas