Rajoni

Vuçiç: Kosovën s’ia japim askujt dhe asnjë pëllëmbë të territorit serb



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:17 - 18/09/22 |
Opi Nion

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë ceremonisë promovuese së oficerëve serbë ka deklaruar se Kosovën “s’ia jep askujt” dhe as ndonjë pjese tjetër të territorit serb.

Po ashtu ai është shprehur se ata që kërcënojnë Serbinë dhe popullin serb nuk e kanë kuptuar kurrë se sa e fortë është Serbia.

“Dhe në fund, ata që kërcënojnë Serbinë dhe popullin tonë sot nuk e kanë kuptuar kurrë se sa të fortë jemi ne, vendosmërinë tonë dhe vendosmërinë tonë për të mbrojtur atë që është e jona. Ne e duam vetëm që të jetë e jona dhe për këtë arsye s’ia japim askujt Kosovën, as ndonjë pjese tjetër, asnjë pëllëmbë të tokës tonë, të atdheut tonë”, tha Vuçiç.

Vuçiç foli edhe për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake, duke shtuar se këtë e arrijnë me përparim ekonomik.

Për këtë çështje ka folur edhe kryeministri Albin Kurti për një gazetë kroate. Ai tha se e sheh me shqetësim që Serbia aktualisht po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina.

Kurti tha se beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuash se nuk do të ketë kurrë konflikt dhe se nuk e përjashton mundësinë e luftës.

Pas