Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Ka filluar vaksinimi i serbëve në veri të Kosovës

2020/12/26 at 5:55 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mini-Shengeni Ballkanik”, Vuçiç: Pres mbështetjen e Macron…

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit, me vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech, e cila para disa ditëve ka arritur në Serbi.


“Vaksinimi ka filluar në Leposaviq. Sot do të arrijë edhe në Mitrovicë. Kjo vaksinë është për personat mbi moshën 75-vjeçare. T’i ruajmë së pari ata, e më pas edhe të tjerët”, ka deklaruar Vuçiç të premten në aeroportin ushtarak në Batajnicë.

Ai i ka bërë këto komente pas pranimit të pajisjeve mjekësore nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sistemi shëndetësor në komunat me shumicë serbe në Kosovë funksionon brenda sistemit serb. Presidenti serb, deklaroi gjithashtu se Serbia do të pranojë këto vaksina në baza javore dhe se pas personave të moshuar që jetojnë në shtëpi kujdesi, vaksinimi do të fillojë edhe për pjesëtarët e stafit shëndetësor.

Me këtë rast, Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Serbisë, Zllatibor Lonçar, tha në Batajnicë se në periudhën e ardhshme në këtë shtet do të arrijnë më shumë se 60,000 doza të vaksinës Pfizer / BioNTech.

“Kontingjenti i parë do të arrijë në 4 janar, pastaj më 11, dhe dinamika e dorëzimit do të jetë për çdo javë. Kjo është e mjaftueshme për shtëpitë e të moshuarve, por do të jetë e mjaftueshme edhe për disa punëtorë shëndetësorë ”, ka deklaruar ai.

Serbia ka nisur vaksinimin brenda territorit të vet një ditë më parë.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç ishte në mesin e personave të parë që janë vaksinuar më 24 dhjetor. Sipas Qeverisë serbe, një gjë e tillë është me qëllim të rritjes së besimit publik në sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.

Ndonëse Serbia nuk ka miratuar ende përdorimin e vaksinave, ky shtet pritet të përdorë edhe vaksinën e prodhuar nga Rusia kundër koronavirusit, Sputnik V dhe atë të Kinës, Sinopharm për të siguruar më shumë doza për popullatën me 7 milionë banorë.

Për dallim nga Serbia, autoritetet në Kosovë nuk e dinë ende se kur do të nisin këtë proces.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë të enjten se së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), kanë hartuar një plan të veprimit për vaksinimin kundër koronavirusit të ri, që do të nisë së zbatuari kur të arrijnë vaksinat, por nuk tregoi se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Kosova pret që të marrë vaksina kundër koronavirusit për 20 për qind të popullatës nga programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, program ky që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfra.

Pjesën tjetër të vaksinave, Qeveria tashmë në detyrë e Kosovës, ka thënë se do t’i blejë vetë. Por, të pyetur ditë më parë nga Radio Evropa e Lirë, nëse Ministria e Shëndetësisë është duke negociuar me kompaninë amerikane Pfizer – vaksina e së cilës ka nisur të administrohet në vende të ndryshme të botës – ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se këto informata janë konfideciale.

Përndryshe, vaksina e kompanive Pfizer/BioNTech është miratuar në Shtetet e Bashkuara, Britani, Kanada dhe Izrael.

Përdorimi i saj pritet të nisë edhe në Bashkimin Evropian më 27 dhjetor./REL

Etiketa: serbetvaksinimivucic


Ju sugjerojmë

Akuzat e reja për ndikim mbi dëshmitarët, Hashim Thaçi: Nuk do të deklarohem!
Kryesore

Protestë në Hagë pro Hashim Thaçit më 14 shtator

21 Gusht, 2025 1:01 pm
Izraeli sulmon Qytetin e Gazës pas miratimit të planit për zgjerimin e ofensivës
Bota

Izraeli sulmon Qytetin e Gazës pas miratimit të planit për zgjerimin e ofensivës

21 Gusht, 2025 12:46 pm
Rritet interesi për shkollat profesionale
Aktualitet

Rritet interesi për shkollat profesionale

21 Gusht, 2025 12:32 pm
Rama: Drejt përfundimit Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare
Aktualitet

Rama: Drejt përfundimit Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare

21 Gusht, 2025 12:16 pm
I vodhi një shtetasi automjetin e marrë me qera, arrestohet 49-vjeçari në Belsh
Aktualitet

I vodhi një shtetasi automjetin e marrë me qera, arrestohet 49-vjeçari në Belsh

21 Gusht, 2025 11:50 am
Yermak: Puna për garancitë e sigurisë për Ukrainën veçse ka nisur
Bota

Yermak: Puna për garancitë e sigurisë për Ukrainën veçse ka nisur

21 Gusht, 2025 11:39 am
Nën masën ‘arrest në shtëpi’ ofroi marrëdhënie seksuale…arrestohet 49-vjeçarja
Aktualitet

I mori me dhunë automjetin një shtetasi në rrugë, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

21 Gusht, 2025 11:23 am
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

“Karriera e tij është njollosur me…”/Netanyahu vazhdon sulmet ndaj Albaneses

21 Gusht, 2025 11:12 am
A do të dërgohen ushtarët gjermanë në Ukrainë?
Bota

A do të dërgohen ushtarët gjermanë në Ukrainë?

21 Gusht, 2025 10:53 am
Tregtonte ilaçe të kontrabanduara, arrestohet administratori i farmacisë
Aktualitet

Tregtonte ilaçe të kontrabanduara, arrestohet administratori i farmacisë

21 Gusht, 2025 10:40 am
Para
Varianti i ri i COVID-19, regjistrohet rasti i parë në Itali

Itali/Më shumë se 10 mijë raste, 6 të infektuar me mutacionin e ri

Tradhtoi mbi 500 agjentë perëndimorë, vdes spiuni rus në shërbimet angleze

Tradhtoi mbi 500 agjentë perëndimorë, vdes spiuni rus në shërbimet angleze

OBSH: Në 2021 fillon shpërndarja e barabartë e 2 miliardë vaksinave

Hungaria përshpejton marrjen e vaksinës, nuk pret vendet e tjera të BE
















TE FUNDIT

Protestë në Hagë pro Hashim Thaçit më 14 shtator

Akuzat e reja për ndikim mbi dëshmitarët, Hashim Thaçi: Nuk do të deklarohem!
21 Gusht, 2025

Protesta në të cilën u kërkua lirimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të zhvendoset në Hagë më...

Lexo më shumë

Izraeli sulmon Qytetin e Gazës pas miratimit të planit për zgjerimin e ofensivës

Izraeli sulmon Qytetin e Gazës pas miratimit të planit për zgjerimin e ofensivës
21 Gusht, 2025

Izraeli ka kryer sulme ajrore gjatë natës në Qytetin e Gazës, thanë banorët më 21 gusht, pasi Ministria e Mbrojtjes...

Lexo më shumë

Rritet interesi për shkollat profesionale

Rritet interesi për shkollat profesionale
21 Gusht, 2025

Arsimi profesional po fiton gjithnjë e më shumë terren në Durrës. Shkolla shtetërore “Beqir Çela” ka regjistruar më shumë nxënës...

Lexo më shumë

Rama: Drejt përfundimit Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare

Rama: Drejt përfundimit Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare
21 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme pamje nga Qendra Spitalore Nënë Tereza. Përmes një postimi në rrjete sociale,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com