Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Gabimi më i madh politik i Perëndimit, tanket për Ukrainën

2023/02/03 at 2:41 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç: Gabimi më i madh politik i Perëndimit, tanket për Ukrainën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vlerësuar se gabimi më i madh politik i Perëndimit ishte vendimi për dërgimin e tankeve në Ukrainë, “veçanërisht tankeve gjermane”.

Sipas tij, me këtë vendim, Perëndimi e bashkoi popullin rus si askush më herët në qëndrimin e tyre ndaj luftës në Ukrainë.

Kështu tha Vuçiç gjatë seancës së 3 shkurtit në Kuvendin e Serbisë, ku pritet të miratohet raporti i Qeverisë serbe lidhur me dialogun me Kosovën.

Më 25 janar, qeveria gjermane iu përgjigj thirrjeve të përsëritura të Kievit dhe miratoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, si dhe rieksportin e tyre nga vendet partnere.

Në të njëjtën ditë, presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se SHBA-ja do t’i dërgojë 31 tanke luftarake M1 Abrams në Ukrainë. Gjatë seancës, Vuçiç tha gjithashtu se e respekton Rusinë, por nuk i shërben asaj.

“Unë e respektoj Rusinë, por nuk i shërbej Rusisë, i shërbej Serbisë”, tha Vuçiç.

Serbia, aleate e Rusisë, ka refuzuar që t’i bashkohet shteteve perëndimore dhe Bashkimit Evropian, për t’i vendosur sanksione Moskës, për shkak të luftës ndaj Ukrainës.

Zyrtarët në Serbi, megjithatë, kanë përsëritur në disa raste se respektojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe Serbia ka votuar për disa rezoluta në Kombet e Bashkuara që e dënojnë pushtimin e saj.

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës. Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra.

Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Ju sugjerojmë

Donald Trump gati të rikandidojë për president
Bota

Hetimet në Nju Jork ndaj Trump, çfarë dihet deri tani

22 Mars, 2023 5:49 pm
Erdogan: “JO” Suedisë dhe Finlandës në NATO. Janë njoftuar vendet aleate
Bota

Erdogan përballë provës së madhe zgjedhore

22 Mars, 2023 5:17 pm
Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim
Bota

Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim

22 Mars, 2023 4:39 pm
Alibeaj “hap derën” për kandidatët e dalë nga primaret e PD: Dora është e shtrirë
Politikë

Alibeaj në kërkim të kandidatëve për kryetar bashkie

22 Mars, 2023 4:31 pm
Kina e krijon vaksinën e saj me teknologjinë mRNA kundër koronavirusit
Bota

Kina e krijon vaksinën e saj me teknologjinë mRNA kundër koronavirusit

22 Mars, 2023 4:24 pm
Çfarë duhet të dini për kualifikueset e Euro 2024
Sport

Çfarë duhet të dini për kualifikueset e Euro 2024

22 Mars, 2023 4:14 pm
Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?
Bota

Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?

22 Mars, 2023 4:07 pm
Me “Ferrari” në Firence, gjobitet 500 euro turisti amerikan
-Jetë dhe Stil

Me “Ferrari” në Firence, gjobitet 500 euro turisti amerikan

22 Mars, 2023 3:37 pm
Macron: Reforma e pensioneve do të vazhdojë! Respektojmë protestat, por jo dhunën
Bota

Macron: Reforma e pensioneve do të vazhdojë! Respektojmë protestat, por jo dhunën

22 Mars, 2023 3:26 pm
Video/”Ti amo”, fansat në delir rrethojnë Mesin që del nga restoranti
Sport

Video/”Ti amo”, fansat në delir rrethojnë Mesin që del nga restoranti

22 Mars, 2023 3:16 pm
Para
Ylli popit Gary Glitter i dënuar për pedofili lirohet nga burgu

Ylli popit Gary Glitter i dënuar për pedofili lirohet nga burgu

“SHBA e përkrah Ballkanin e Hapur, por…”, Escobar prezanton propozimet e tij

Escobar: Asocacioni s’është marrëveshje mes Kurtit e Serbisë, do zbatohet në një moment

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…

“McGonigal”/ Opozita kërkon sërish mocion me debat pa limit kohor në Parlament

TE FUNDIT

Hetimet në Nju Jork ndaj Trump, çfarë dihet deri tani

Donald Trump gati të rikandidojë për president
22 Mars, 2023

Prokuroria e Manhatanit pritet të vendosë brenda disa ditësh nëse do të ngrejë ose jo akuza kundër ish-Presidentit Dondal Trump...

Lexo më shumë

Erdogan përballë provës së madhe zgjedhore

Erdogan: “JO” Suedisë dhe Finlandës në NATO. Janë njoftuar vendet aleate
22 Mars, 2023

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të përballet me provën më të madhe të udhëheqjes së tij 20-vjeçare në...

Lexo më shumë

Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim

Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim
22 Mars, 2023

Banka Botërore ka thënë se Ukrainës do t’i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim të shtetit. Këto vlerësime janë bërë...

Lexo më shumë

Alibeaj në kërkim të kandidatëve për kryetar bashkie

Alibeaj “hap derën” për kandidatët e dalë nga primaret e PD: Dora është e shtrirë
22 Mars, 2023

Gjetja e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 14 Majit është një tjetër sfidë për PD e drejtuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com