Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç e Rutte, fundi i lojës me Dodikun? Protestat në Serbi, tensionet në Bosnjë-Hercegovinë dhe gjendja në Kosovë 

2025/03/21 at 9:22 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vuçiç e Rutte, fundi i lojës me Dodikun? Protestat në Serbi, tensionet në Bosnjë-Hercegovinë dhe gjendja në Kosovë 

Protestat në Serbi, tensionet në Bosnjë-Hercegovinë dhe gjendja në Kosovë: pse Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç biseduan për herë të dytë vrenda dy javësh? 


 Protestat në Serbi, si dhe zhvillimet në Bosnjë-Hercegovinë dheKosovë, kanë tërhequr vëmendjen e politikës ndërkombëtare. Pas muajsh injorimi të kryengritjes studentore dhe qytetare, disa politikanë perëndimorë janë shprehur, duke ofruar ndër të tjera mbështetje për integritetin territorial të B-H, por edhe disa komente të kujdesshme për valën e pakënaqësisë në rrugët e Serbisë. 

Duket se është bërë disi e qartë se mbështetja për “stabilokracinë” e Aleksandër Vuçiçit nuk është shumë garanci për stabilitetin rajonal dhe takimet e drejtpërdrejta ndërmjet disa zyrtarëve ndërkombëtarë dhe Presidentit të Serbisë tani janë bërë të shpeshta. 

“Të bëhet gjithçka për të shmangur konfliktet e armatosura qytetare” 

Nuk pati detaje për publikun, përveç frazave të zakonshme për gatishmërinë për të përmirësuar bashkëpunimin dhe mbështetjen për paqen, por sigurisht është interesante, se brenda vetëm pesëmbëdhjetë ditësh, kjo ishte biseda e dytë mes Sekretarit të Përgjithshëm tëNATO-s Mark Rutte dhe Aleksandar Vuçiçit. 

Siç tha për DW, Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, kjo është një shenjë e sigurt se tema e parë e takimit do të jetë Serbia. 

“Tregohet se Serbia është në prag të një rreziku të madh sigurie dhe se sjellja e qeverisë po i kontribuon këtij procesi, i cili ka tërhequr edhe vëmendjen e NATO-s, sepse Serbia ka edhe rëndësi rajonale. Tema ndoshta do të jetë përdorimi/mospërdorimi i “topave zanorë” dhe kërkesa që të bëhet gjithçka për të shmangur konfliktet e armatosura qytetare”, thotë Janjiç. 

Në këtë kontekst, Janjiç thekson edhe faktin se gjatë një bisede të mëparshme me Vuçiçin, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka tërhequr vëmendjen edhe për zgjidhjen e çështjes Banjska: 

“Ky nuk është vetëm obligim ndërkombëtar i Serbisë. Çarmatimi dhe vënia nën kontroll e të ashtuquajturës mbrojtje civile, që ne shohim se u aktivizua gjatë protestave të 15 marsit, është e domosdoshme. Sistemi i menaxhimit të saj duhet të çmontohet, e ky sistem ndodhet në Serbi”, vëren Janjiç. 

Paralajmërim diplomatik për Vuçiçin 

Aleksandar Vuçiç ka thënë nga Brukseli se me Marko Rutte ka folur për sjelljen e KFOR-it dhe NATO-s në Kosovë, por edhe për situatën në B-H. 

Kur bëhet fjalë për situatën e tensionuar në Bosnjë-Hercegovinë, Dushan Janjiç beson se Vuçiç ka marrë një “paralajmërim diplomatik se koha ka mbaruar dhe se nuk ka më kohë për të ashtuquajturat lojëra të dyfishta dhe të trefishta të mbështetjes ose mosmbështetjes së Milorad Dodikut”, tërheq vëmendjen Janjiq. 

Komisionerja evropiane për Zgjerim Marta Kos e vlerësoi takimin në Bruksel me Vuçiçin si “konstruktiv” dhe tha se “u diskutuan hapat konkretë në rrugën e Serbisë drejt BE-së dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”. Ajo gjithashtu theksoi “rëndësinë e shoqërisë civile dhe mediave të pavarura në këtë proces”. 

Ky formulim sigurisht që nuk do të pritet me entuziazëm në opinionin serb, siç ishin deklaratat e mëparshme modeste të përfaqësuesve të BE-së për regjimin e Aleksandar Vuçiçit. Kjo me shumë gjasa vetëm do të thellojë më tej mosbesimin ndaj BE-së në Serbi. 

Besimi i humbur 

Dushan Janjiç, megjithatë, tërheq vëmendjen se “Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është kritikuar për deklaratat e Marta Kos. Ne kemi parë mirënjohje për ata që gjoja mbronin sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve, ndërsa tani të gjithë e dimë se ata në të vërtetë kryen një sulm ndaj qytetarëve”, vëren Janjiç. 

Aleksandar Vuçiç, nga ana tjetër, nuk mund të thotë asgjë të re për përparimin e Serbisë në integrimet evropiane, sepse ky proces është ndalur pothuajse plotësisht, shton Janjiç. “Fakti i ri është se askush më nuk i beson Vuçiçit. Ai mund do të përpiqet të formojë një qeveri të re që do të ishte pak më pro-evropiane me eksperte në letër, por Vuçiçi më nuk e ka besimin në BE që e kishte para ngjarjeve të 15 marsit në Beograd”, beson Janjiç. 

Një lojtar i ri politik në Serbi – qytetarët rebelë 

Gjatë protestës së 15 marsit, disa qindra banditë të maskuar u grumbulluan në të ashtuquajturin “Parku i studentëve që duan të mësojnë”. Sipas dëshmive të deritanishme, përplasjet e rënda janë shmangur vetëm duke i falënderuar fatit dhe organizimit të mirë të sigurisë së protestës. 

Pas protestës u duk se parku po braktisej, por aktualisht prapë ka tubime dhe organizime të reja në zonën e “Parkut të Pionierëve” përballë Presidencës. Atje shihen tenda që duken si tenda ushtarake dhe civilë të maskuar, ndërsa policia nuk po ndërhyn. 

Dushan Janjiç thekson se në këtë park janë parë njerëz nga Kosova por edhe njerëz të Dodikut si dhe nga Mali i Zi. Nëse ata nuk parandalohen, ekziston mundësia e destabilizimit të mëtejshëm të gjendjes. Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë parasysh se në skenën politike në Serbi tani ka një lojtar të ri, e ata janë qytetarët e rebeluar që aktualisht kanë ndikimin më të madh në opinion”, pohon Janjiç./DW 



Ju sugjerojmë

U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë
Bota

U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë

9 Maj, 2025 12:00 pm
“Ndërtojmë rrugë thonë, vjedhje të tmerrshme!”/Berisha: Paratë të ishin për pensione
Aktualitet

E bëri “magjinë” dhe në Shqipëri LaCivita?Berisha: Faktor madhor i fitores në 11 Maj

9 Maj, 2025 12:00 pm
Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!
Aktualitet

Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!

9 Maj, 2025 11:35 am
Berisha: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pas 12 majit…
Aktualitet

Berisha: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pas 12 majit…

9 Maj, 2025 11:29 am
Dhuna në familje/ Arrestohen tre shtetas në Fier, procedohen 2 të tjerë
Aktualitet

Dhuna në familje/ Arrestohen tre shtetas në Fier, procedohen 2 të tjerë

9 Maj, 2025 11:20 am
Rama për diasporën: Keni ende kohë për t’u bërë pjesë e takimit historik të 11 Majit
Aktualitet

Rama për diasporën: Keni ende kohë për t’u bërë pjesë e takimit historik të 11 Majit

9 Maj, 2025 11:18 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Donte të kanoste një shtetas e qëlloi me armë zjarri në tokë, në kërkim 2 persona

9 Maj, 2025 11:03 am
Nga rrebeshet në… Njihuni me surprizat që moti ka rezervuar për fundjavën
Aktualitet

Nga rrebeshet në… Njihuni me surprizat që moti ka rezervuar për fundjavën

9 Maj, 2025 11:02 am
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

I akuzuar për trafik droge, SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën

9 Maj, 2025 10:51 am
Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
Rajoni

Ngërçi institucional/ Osmani ftesë partive politike për zhbllokimin e situatës

9 Maj, 2025 10:45 am
Para
Zjarr i madh në nënstacionin elektrik, mbyllen të gjitha fluturimet në aeroportin Heathrow në Londër 

Zjarr i madh në nënstacionin elektrik, mbyllen të gjitha fluturimet në aeroportin Heathrow në Londër 

Trump: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen për mineralet 

Trump: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen për mineralet 

Lëvizte me automjet për të shitur një armë zjarri, arrestohet 20-vjeçari në Shkodër 

Lëvizte me automjet për të shitur një armë zjarri, arrestohet 20-vjeçari në Shkodër 
















TE FUNDIT

U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë

U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë
9 Maj, 2025

Papa Leo XIV kremtoi Meshën e tij të parë në Kapelën Sistine, një ditë pasi u zgjodh në krye të Selisë...

Lexo më shumë

E bëri “magjinë” dhe në Shqipëri LaCivita?Berisha: Faktor madhor i fitores në 11 Maj

“Ndërtojmë rrugë thonë, vjedhje të tmerrshme!”/Berisha: Paratë të ishin për pensione
9 Maj, 2025

Kreu i PD, Berisha gjatë konferencës fundit para zgjedhjeve të 11 Majit, nuk la pa komentuar edhe drejtuesin amerikan të...

Lexo më shumë

Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!

Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!
9 Maj, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha në një konferencë për mediat foli sot lidhur me problemet që janë krijuar me zarfet...

Lexo më shumë

Berisha: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pas 12 majit…

Berisha: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pas 12 majit…
9 Maj, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar sot konferencën e fundit nga selia e PD-së para mbylljes së fushatës elektorale....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com