Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç diskuton në Bruksel për bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n dhe çështje të zgjerimit

2025/03/19 at 9:52 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Çarmatosje të Policisë në Kosovës”, Vuçiç kërkon seancë në Këshillin e Sigurimit të OKB

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se ka një mori çështjesh për t’i diskutuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në prag të takimit me të në Bruksel.

Ai e ka përmendur nevojën e diskutimit për marrëdhëniet bilaterale mes Serbisë dhe NATO-s, për situatën në Bosnje-Hercegovinë dhe për marrëdhënien e Serbisë me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR dhe “Kosovën dhe Metohinë” – referencë për shtetin e Kosovës.

“Nuk e di nëse kjo darkë do të jetë e mjaftueshme që t’i diskutojmë të gjitha këto tema. Mark Rutte ka qenë shumë i drejtë me Serbinë deri më tani dhe i jam mirënjohës”, ka thënë presidenti serb përmes një postimi në Facebook, duke thënë se shpreson që në të ardhmen do të ekzistojë një bashkëpunim më i mirë mes Serbisë dhe NATO-s.

Më herët gjatë ditës, ai është takuar me Komisionaren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, dhe zyrtarë të tjerë në Bruksel, prej ku ka thënë se shpreson që Beogradi do t’i hapë kapitujt e rinj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Vuçiq u ka thënë gazetarëve më 19 mars se me zyrtarët në Bruksel ka diskutuar për obligimet e Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit.

“Ne duhet të jemi më në përputhje me BE-në sa u përket deklarimeve për politikë të jashtme dhe ndonjëherë të votojmë për disa deklarata që kanë të bëjnë me Federatën Ruse, ndonëse për këtë nuk mund të premtoj, sepse nuk gënjej dhe nuk dua t’i gënjej as ata”, ka thënë Vuçiç.

Rruga e Serbisë drejt BE-së është bllokuar prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, për shkak të refuzimit të Beogradit që t’iu bashkohet sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, dhe ka vazhduar kultivimin e lidhjeve të ngushta me Moskën.

Një grup i deputetëve të BE-së dhe grupe të ndryshme politike i kanë bërë thirrje shefes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen që të rishqyrtojë një takim të paralajmëruar me Vuçiçin, dhe që të “dërgojë mesazh të qartë se Serbia ka nevojë për qeveri kalimtare”, pas dorëheqjes së Millosh Vuçeviçit nga pozita e kryeministrit të Serbisë.

“Takimi i shefes së Komisionit me Vuçiçin dërgon sinjal për t’u brengosur, marrë parasysh krizën e rëndë politike në Serbi”, kanë thënë deputetët e BE-së në një letër dërguar Von Der Leyenit, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Në të është thënë se në muajt e fundit, Serbia është përballur me “protestat më të mëdha në historinë e shtetit” dhe që protestat e udhëhequra nga studentët “vënë në pah kërkesën e publikut për llogaridhënie, transparencë dhe reforma demokratike, vlera mbi të cilat është themeluar BE-ja”.

Studentët dhe qytetarë tjerë protestojnë me muaj në Serbi, duke kërkuar llogari prej autoriteteve për vdekjen e 15 personave si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Studentët kanë mbajtur protestë masive më 15 mars në qendër të Beogradit dhe janë zotuar se do t’i vazhdojnë marshet, pavarësisht se autoritetet pretendojnë se i kanë plotësuar kërkesat e tyre./REL

Ju sugjerojmë

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
Life Style

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 Shtator, 2025 2:56 pm
Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike
Bota

Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike

17 Shtator, 2025 2:12 pm
Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro
Aktualitet

Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro

17 Shtator, 2025 1:49 pm
Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit i ka arritur të gjitha objektivat, SHBA i bën thirrje Teheranit për vetëpërmbajtje
Bota

Netanyahu “sfidon” Erdoganin: Jerusalemi është qyteti ynë, jo i juaji

17 Shtator, 2025 1:43 pm
Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë
Sport

Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë

17 Shtator, 2025 1:06 pm
Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt
Kronikë

Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

17 Shtator, 2025 12:43 pm
Seancë maratonë, Rama prezanton të enjten programin qeverisës në parlament
Kryesore

Seancë maratonë, Rama prezanton të enjten programin qeverisës në parlament

17 Shtator, 2025 12:00 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I dehur në timon, 34-vjeçari dhunon policët që e ndaluan

17 Shtator, 2025 11:19 am
Gara për kreun e ri të SPAK, kandidatët 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve
Aktualitet

Gara për kreun e ri të SPAK, kandidatët 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve

17 Shtator, 2025 10:51 am
Irani ekzekuton një tjetër agjent të Mossad, rriten tensionet me Izraelin
Bota

Irani ekzekuton një tjetër agjent të Mossad, rriten tensionet me Izraelin

17 Shtator, 2025 10:35 am
Para
VIDEO/ “O je më buf se bufi, o koka e bandës”, Basha dhe Rama vijojnë ironitë ndaj njëri-tjetrit: Ke porosi këto 2 paketat

VIDEO/ “O je më buf se bufi, o koka e bandës”, Basha dhe Rama vijojnë ironitë ndaj njëri-tjetrit: Ke porosi këto 2 paketat

Pse nuk u bashkuat me koalicionin ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’? Ja si përgjigjet Lapaj në “Opinion”

Pse nuk u bashkuat me koalicionin 'Aleanca për Shqipërinë Madhështore'? Ja si përgjigjet Lapaj në "Opinion"

Lapaj: Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse…

Lapaj: Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse…

TE FUNDIT

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
17 Shtator, 2025

11 vite më parë, në Siberinë verilindore u zbulua krateri i parë gjigant, i shkaktuar nga një shpërthim i fuqishëm...

Lexo më shumë

Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike

Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike
17 Shtator, 2025

Më shumë se 15 000 vdekje mund t’i atribuohen ndryshimeve klimatike deri në fund të kësaj vere në qytetet kryesore...

Lexo më shumë

Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro

Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro
17 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama do të paraqesë nesër në Parlament programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme. Në një seancë...

Lexo më shumë

Netanyahu “sfidon” Erdoganin: Jerusalemi është qyteti ynë, jo i juaji

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit i ka arritur të gjitha objektivat, SHBA i bën thirrje Teheranit për vetëpërmbajtje
17 Shtator, 2025

Duke reaguar nga Jerusalemi ndaj komenteve të Recep Tayyip Erdogan lidhur me statusin e qytetit të shenjtë, kryeministri izraelit Benjamin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com