Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka premtuar se do të angazhohet në kompromis me Kosovën gjatë një bisede telefonike me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matheë Palmer.
Lajmin për bisedën telefonike e bëjnë të ditur mediat serbe. Sipas tyre kreu i shtetit serb ka theksuar se vendi i tij do të angazhohet për një kompromis të vërtetë dhe të qëndrueshëm në raport me Kosovën.
Vuçiç ka shtuar gjithashtu se ky kompromis do të ruajë interesat kombëtare të serbëve dhe Serbisë.
Gjatë bisedës u ra dakord se paqja dhe stabiliteti në rajon janë thelbësore për përparimin politik e ekonomik raportojnë mediat serbe. /Opinion.al