Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç bisedë telefonike me Macron, i kërkon të mbajë çështjen me Kosovën lart në axhendën e BE-së 

2024/06/21 at 4:15 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç bisedë telefonike me Macron, i kërkon të mbajë çështjen me Kosovën lart në axhendën e BE-së 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se i ka kërkuar homologut të tij francez, Emmanuel Macron, gjatë një bisede telefonike të premten se çështjet e rëndësishme për Serbinë, që ndërlidhen me Kosovën, të vazhdojnë të zënë vend të rëndësishëm në agjendën e Bashkimit Evropian (BE). 

Vuçiç shkroi në Instagram se ato duhet të jenë pjesë e agjendës “me një angazhim të fortë diplomatik, i cili synon realizimin përfundimtar të Marrëveshjes së Brukselit dhe me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si bazë për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe garantimin e sigurisë për popullin serb”. 

Vuçiç tha se me presidentin francez ka diskutuar edhe për sigurinë rajonale dhe stabilitetin ekonomik. 

“Theksova se avokimi për dialog mbetet themeli i politikës së Serbisë në marrëdhëniet rajonale dhe faktori më i rëndësishëm në zgjidhjen e çështjeve të vështira me të cilat përballemi të gjithë ne”, shtoi Vuçiç. 

Ai theksoi se ata diskutuan gjithashtu edhe për ndryshimet aktuale politike në kornizat evropiane dhe globale dhe ndikimin e tyre të mundshëm në Serbi. 

Serbia dhe Kosova zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve, nën ndërmjetësimin e BE-së, prej vitit 2011. 

Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohen më 26 qershor në Bruksel për herë të parë këtë vit. 

Herën e fundit që ata u takuan ishte më 14 shtator të vitit të kaluar, kur diskutuan për zbatimin e planit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, që e arritën më herët në vitin 2023 në Bruksel dhe Ohër. Ai takim ishte i pasuksesshëm./REL 

Ju sugjerojmë

Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët
Bota

Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët

17 Qershor, 2025 6:16 pm
SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet
Bota

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet

17 Qershor, 2025 5:58 pm
Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite
Bota

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

17 Qershor, 2025 5:48 pm
Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen
Sport

Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen

17 Qershor, 2025 5:35 pm
Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan
Kryesore

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan

17 Qershor, 2025 5:08 pm
Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse
Bota

Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

17 Qershor, 2025 4:59 pm
Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?
Bota

Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?

17 Qershor, 2025 4:48 pm
Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët
Sport

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët

17 Qershor, 2025 4:38 pm
Matematika, provimi më stresues për maturantët
Aktualitet

Matematika, provimi më stresues për maturantët

17 Qershor, 2025 4:34 pm
Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli
Aktualitet

Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli

17 Qershor, 2025 4:28 pm
Para
Sllovaki-Ukrainë/ Schranz i dhuron avantazhin sllovakëve

Sllovaki-Ukrainë/ Schranz i dhuron avantazhin sllovakëve

Luftimet vazhdojnë në Rafah, thellohet kriza humanitare në Rripin e Gazës

Luftimet vazhdojnë në Rafah, thellohet kriza humanitare në Rripin e Gazës

“Le Figaro” për Shqipërinë: Jo vetëm plazhe, por edhe male për ecje

“Le Figaro” për Shqipërinë: Jo vetëm plazhe, por edhe male për ecje

TE FUNDIT

Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët

Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët
17 Qershor, 2025

Lindja e Mesme po kalon një kohë ku luftrat kanë shpërthyer në disa fronte. Njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën...

Lexo më shumë

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet
17 Qershor, 2025

Nëntë shtete zotërojnë zyrtarisht armë bërthamore – Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Izraeli, Rusia, Kina, Koreja e Veriut,...

Lexo më shumë

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite
17 Qershor, 2025

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka thënë të martën se sulmet izraelite duket të kenë pasur “ndikim direkt” në pjesën...

Lexo më shumë

Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen

Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen
17 Qershor, 2025

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një fanellë të nënshkruar të Portugalisë Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që përfshin një mesazh...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com