Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: As mos e ëndërroni që Serbia do ta njohë Kosovën

2021/04/28 at 5:40 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç: As mos e ëndërroni që Serbia do ta njohë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se autoritetet në Prishtinë as nuk duhet të ëndërrojnë që Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.


Ai iu përgjigj kështu pretendimeve të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se prapa gjitha “non papers” të kohëve të fundit qëndron Serbia.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se të gjitha dhe idetë e paraqitura në to, janë destabilizuese për rajonin.

“Më lejoni t’ju them menjëherë se ajo që është shkruar në të nuk do të ndodhë, njohja nuk është e pranueshme për Serbinë,” u tha Vuçiç gazetarëve në Novi Sad, ku ai inspektoi punimet në ndërtimin e një spitali të ri për trajtimin e sëmundjes COVID-19.

Janë dy qarkore të cilat janë publikuar nga mediat në Ballkan në periudhën e fundit, autenticitetin e të cilave Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur ta vërtetojë. Ato kanë ngjallur debate të shumta në nivele të larta politike për shkak të përmbajtjes që pretendohet se ofron zgjidhje të çështjes mes Kosovës dh Serbisë, por edhe më gjerë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Njëri dokument është publikuar nga mediat sllovene në të cilën pretendohej se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha i ka dorëzuar Brukselit zyrtar, një dokument, në të cilën besohet të jetë thënë se procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë nuk është finalizuar, dhe tjetri nga gazeta “Koha Ditore” në Prishtinë, për të cilin është thënë të jetë hartuar nga Gjermania dhe Franca, si iniciativë për rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje përfundimtare.

Në këtë dokument thuhej se Kosova e Serbia duhet të pajtohen që të themelohet një i ashtuquajtur “distrikt autonom i Kosovës Veriore”, me kompetenca vetëqeverisëse. Ai do të përfshinte komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Ky dokument nuk është i vërtetë dhe nuk reflekton në asnjë mënyrë pozicionet e Gjermanisë dhe Francës”, është thënë në një përgjigje të Ambasadës gjermane, dhënë Radios Evropa e Lirë.

Të martën, Shtetet e Bashkuara thanë se mbeten të angazhuara në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të integrimit evropian dhe antarësimit në institucione kyçe evropiane dhe auroatlantike. Kështu është thënë në një deklaratë të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, transmeton Zëri i Amerikës.

“Siç e kemi parë, spekulimet e panevojshme kohët e fundit për ndryshim kufijsh në Ballkan në bazë të linjave etnike kërcënojnë të sjellin destabilitet në rajon dhe zgjojnë jehonën e tensioneve të mëparshme. Një e ardhme e stabilizuar, e begatë për Ballkanin Perëndimor duhet të bazohet tek qeverisja e mirë, sundimi i ligjit, demokracia shumetnike dhe respekti për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore,” thuhet në deklatën e zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price./ REL

Etiketa: kosovaserbiaVicic


Ju sugjerojmë

Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…
Aktualitet

Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…

11 Korrik, 2025 2:05 pm
Aksion për lirimin e hapësirave publike në Lezhë, ndëshkohen 3 biznese
Aktualitet

Aksion për lirimin e hapësirave publike në Lezhë, ndëshkohen 3 biznese

11 Korrik, 2025 1:59 pm
Berisha: Raporti i KE-së groposi shtetin ligjor në vend
Aktualitet

Berisha: Raporti i KE-së groposi shtetin ligjor në vend

11 Korrik, 2025 1:49 pm
Lirohet Noizy pas gati një jave në paraburgim në Zvicër
Aktualitet

Lirohet Noizy pas gati një jave në paraburgim në Zvicër

11 Korrik, 2025 1:45 pm
Rama batuta me kreun e Bashkisë Kavajë: “Je 0, je demokrat komplet”
Aktualitet

Rama batuta me kreun e Bashkisë Kavajë: “Je 0, je demokrat komplet”

11 Korrik, 2025 1:37 pm
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Begaj përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Masakra më e rëndë që Evropa ka përjetuar

11 Korrik, 2025 1:30 pm
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

I dënuar për tentativë vrasje e… / Prokuroria i sekuestron pasuritë Paris Prengës

11 Korrik, 2025 1:22 pm
Vlorë/Nënë e bijë rrezikojnë mbytjen në det, dërgohen në spital në gjendje të rëndë
Aktualitet

Vlorë/Nënë e bijë rrezikojnë mbytjen në det, dërgohen në spital në gjendje të rëndë

11 Korrik, 2025 1:14 pm
“Legalizimet të mbyllen brenda 2028”, Rama për ndërtimet pa leje: Burg për..
Aktualitet

“Legalizimet të mbyllen brenda 2028”, Rama për ndërtimet pa leje: Burg për..

11 Korrik, 2025 1:13 pm
Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale
Sport

Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale

11 Korrik, 2025 1:02 pm
Para
OSBE përgëzon Ramën për fitoren: Presim forcimin e bashkëpunimit

OSBE përgëzon Ramën për fitoren: Presim forcimin e bashkëpunimit

COVID-19 në Shqipëri/ Bien rastet e reja, regjistrohen 4 viktima

COVID-19 në Shqipëri, 3 viktima dhe 123 raste të reja

344 viktima nga COVID-19 në Itali

344 viktima nga COVID-19 në Itali
















TE FUNDIT

Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…

Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…
11 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se opozita nuk do të ulet në tryezë me qeverinë për reformën...

Lexo më shumë

Aksion për lirimin e hapësirave publike në Lezhë, ndëshkohen 3 biznese

Aksion për lirimin e hapësirave publike në Lezhë, ndëshkohen 3 biznese
11 Korrik, 2025

Task Forca e Bashkisë Lezhë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, vijon kontrollet përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit, me fokus...

Lexo më shumë

Berisha: Raporti i KE-së groposi shtetin ligjor në vend

Berisha: Raporti i KE-së groposi shtetin ligjor në vend
11 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot për raportin e Komisionit Evropian, lidhur me gjendjen e shtetit ligjor...

Lexo më shumë

Lirohet Noizy pas gati një jave në paraburgim në Zvicër

Lirohet Noizy pas gati një jave në paraburgim në Zvicër
11 Korrik, 2025

Reperi Rigels Rajku i njohur me emrin e artit Noizy, është liruar nga paraburgimi në Zyrih, pak ditë pas arrestimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com