Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçeviç pas votimit në Këshillin e Evropës: Serbia do të luftojë me argumente

2024/04/17 at 11:49 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçeviç pas votimit në Këshillin e Evropës: Serbia do të luftojë me argumente

Mandatari për formimin e qeverisë së re serbe, Millosh Vuçeviç, tha se shteti i tij “do të luftojë me argumente, fakte, ligj, moral dhe besim në vetvete”, pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Vuçeviç, që aktualisht mban postin e ministrit të Mbrojtjes, tha për televizionin publik serb më 17 prill se votimi në Strasburg “ishte vazhdim i festivalit të hipokrizisë”. Ai shtoi se “nuk kishte shumë hapësirë për manovrim, por nuk ka tërheqje dhe nuk ka dorëzim”.

“Shkelja e normave bazike nga ana e tyre do të shndërrohet në ndëshkim për ta, por diçka që është e paligjshme nuk mund të bëhet e ligjshme përgjithmonë”, tha Vuçeviç.

Ai deklaroi se “nuk ka të bëjë vetëm me pyetjen nëse Kosova është shtet”, por që “parimet bazike që vetë ata kanë vendosur para Prishtinës, nuk janë respektuar” dhe më e rëndësishmja, sipas tij, është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë .

Më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë që merret me të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e demokracisë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022.

Më 27 mars të këtij viti, Kosova bëri hapin e parë pasi Komiteti për Politikë dhe Demokraci miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyyanis, e cila tha se shteti ka plotësuar kushtet për t’u bërë anëtar me të drejta të plota në Këshillin e Evropës.

Më pas, më 16 prill, raporti dhe rekomandimi i Bakoyyanis u mbështet edhe nga dy të tretat e anëtarëve të Asamblesë Parlamentare. Çështja tashmë kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës. Ministrat do të takohen më 16 maj në Strasburg.

Krerët shtetërorë të Kosovës e kanë mirëpritur vendimin e Asamblesë Parlamentare, duke e cilësuar si dëshmi të përkushtimit të shtetit për demokraci. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh optimist për një vendim pozitiv në Këshillin e Ministrave në maj.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Është themeluar më 1949. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare. Një prej përfitimeve direkte të qytetarëve të Kosovës nga anëtarësimi eventual në Këshillin e Evropës do të jetë qasja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut [GJEDNJ]./REL

Ju sugjerojmë

Turistët “fiksohen” me rrugën Shëngjin-Velipojë
Aktualitet

Turistët “fiksohen” me rrugën Shëngjin-Velipojë

18 Maj, 2025 11:42 am
Humbën në Gjirin e Gramës gjatë mesnatës, policia shpëton 2 turistë kanadezë
Aktualitet

Humbën në Gjirin e Gramës gjatë mesnatës, policia shpëton 2 turistë kanadezë

18 Maj, 2025 11:30 am
Procedurat e azilit jashtë BE-së/ Merz do verifikojë modelin italian me Shqipërinë
Rajoni

Procedurat e azilit jashtë BE-së/ Merz do verifikojë modelin italian me Shqipërinë

18 Maj, 2025 11:22 am
Vrau një shqiptar në Greqi, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Dritan Hoxhën
Aktualitet

Vrau një shqiptar në Greqi, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Dritan Hoxhën

18 Maj, 2025 11:10 am
Përfundon numërimi i votave të diasporës në Kukës
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave të diasporës në Kukës

18 Maj, 2025 10:51 am
Mbi 200 delegacione botërore në ceremoninë e kurorëzimit të Papa Leoni XIV
Bota

Mbi 200 delegacione botërore në ceremoninë e kurorëzimit të Papa Leoni XIV

18 Maj, 2025 10:33 am
Samiti i Komunitetit Politik/Rama publikon fotot: Mikpritja shqiptare për Evropën
Aktualitet

Samiti i Komunitetit Politik/Rama publikon fotot: Mikpritja shqiptare për Evropën

18 Maj, 2025 10:12 am
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

SPAK i sekuestroi telefonin Elvis Rroshit/Policia: Iu gjetën listë zgjedhësish dhe…

18 Maj, 2025 9:54 am
Nga lavdërimi te dekorimi, qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës
Rajoni

Nga lavdërimi te dekorimi, qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës

18 Maj, 2025 9:42 am
Ngjarja në Komunën e Parisit/ Policia: 28-vjeçari u vetëplagos aksidentalisht
Aktualitet

Ngjarja në Komunën e Parisit/ Policia: 28-vjeçari u vetëplagos aksidentalisht

18 Maj, 2025 9:28 am
Para
A do të përfundoi në burg? Meta: Një gjë di të sigurt do bëhem kryeministër i Shqipërisë, pastaj president 

A do të përfundoi në burg? Meta: Një gjë di të sigurt do bëhem kryeministër i Shqipërisë, pastaj president 

Hasani takon Thaçin në Hagë: Shqipëria do të këmbëngulë për proces gjyqësor të hapur e transparent

Hasani takon Thaçin në Hagë: Shqipëria do të këmbëngulë për proces gjyqësor të hapur e transparent

Akademia e Futbollit të Manchester City në Durrës, Rama: Shumë shpejt do sjellim edhe Akademinë e Rafa Nadal 

Akademia e Futbollit të Manchester City në Durrës, Rama: Shumë shpejt do sjellim edhe Akademinë e Rafa Nadal 

TE FUNDIT

Turistët “fiksohen” me rrugën Shëngjin-Velipojë

Turistët “fiksohen” me rrugën Shëngjin-Velipojë
18 Maj, 2025

Rruga e re Shëngjin-Velipojë ka rritur një interes të jashtëzakonshëm si për banorët vendas, ashtu edhe për turistët. Siç raporton...

Lexo më shumë

Humbën në Gjirin e Gramës gjatë mesnatës, policia shpëton 2 turistë kanadezë

Humbën në Gjirin e Gramës gjatë mesnatës, policia shpëton 2 turistë kanadezë
18 Maj, 2025

Policia Kufitare në Dhërmi iu ka ardhur në ndihmë 2 turistëve kanadezë që kishin humbur rrugën në Karaburun. Mësohet se...

Lexo më shumë

Procedurat e azilit jashtë BE-së/ Merz do verifikojë modelin italian me Shqipërinë

Procedurat e azilit jashtë BE-së/ Merz do verifikojë modelin italian me Shqipërinë
18 Maj, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni duan të veprojnë të vendosur kundër migrimit të parregullt. Merz dëshiron...

Lexo më shumë

Vrau një shqiptar në Greqi, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Dritan Hoxhën

Vrau një shqiptar në Greqi, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Dritan Hoxhën
18 Maj, 2025

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Dritan Hoxhën, i cili akuzohet për vrasje me paramendim....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com