Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuani nga diabeti? Ja çfarë duhet dhe nuk duhet të hani

2016/10/27 at 2:40 PM
në -Shëndeti, Life Style
Kohë leximi: 5 min
A A
Vuani nga diabeti? Ja çfarë duhet dhe nuk duhet të hani

Diabeti është një ndër sëmundjet më të përhapura në këto kohë. Ajo kërkon një kujdes të veçantë për sa i përket përzgjedhjes së ushqimeve pasi teprimi me disa ushqime mund të çojë në rëndimin e gjendjes.


Nëse keni diabet të tipit 2, ose rrezikoheni të prekeni nga kjo sëmundje, e dini shumë mirë se pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe brumërat nuk ju bëjnë mirë.

Kjo ndodh sepse ngrënia e shumë prej këtyre ushqimeve të tejmbushura me sheqer mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak dhe rezistencën ndaj insulinës – që përkthehet në dëmtim serioz për veshkat, sytë, nervat dhe zemrën.

Përveç mbajtjes nën kontroll të ushqimeve të pasura me karbohidrate, të sëmurët me diabet duhet të konsumojnë gjithashtu ushqime që ulin tensionin e lartë të gjakut dhe nivelet e kolesterolit, dhe ndihmojnë për të rënë në peshë.

Cilat ushqime mund të konsumohen nga të sëmurët me diabet? Në përgjithësi, ushqimet e pasura me kalium, kalcium, fibra, magnez dhe vitaminat A, C dhe E janë të mira për këto persona. Edhe yndyrat janë të mira, sa kohë që janë yndyra të shëndetshme dhe nuk teprohet me to.

Ja cilat janë disa nga ushqimet që duhet të konsumoni (dhe ato që duhet të shmangni) nëse vuani nga diabeti:

Drithërat – Konsumojini!

Kur vjen puna tek sëmundja e diabetit, jo të gjitha llojet e karbohidratet janë njësoj. Drithërat si tek buka, krundet e shumë të tjera, janë të pasura me fibra të cilat ngadalësojnë procesin e tretjes dhe në këtë mënyrë ngadalësojnë edhe procesin me të cilin karbohidratet kthehen në glukozë, duke ndihmuar kështu në parandalimin e rritjes së nivelit të sheqerit në gjak.

Mbi të gjitha, fibrat nga drithërat do t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë, ndërsa disa lloje drithërash, si elbi apo bollguri, ju furnizojnë me kalium.

Mbi të gjitha, drithërat, gjithmonë kur merren në një sasi të përshtatshme, nuk ndikojnë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak në krahasim me karbohidratet e tjera.

Salmoni – konsumojeni!

Salmoni është i pasur me acide yndyrore omega 3, të cilat kanë treguar se ndihmojnë në uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës, si dhe kanë efekte të dobishme mbi faktorët e rrezikut të diabetit, si inflamacioni dhe tensioni i lartë i gjakut. Shoqata Amerikane e Diabetikëve rekomandon të konsumohen të paktën dy racione peshku në javë. Nuk ju pëlqen salmoni? Provoni sardelet , skumbrin ose harengën.

Frutat e thata– konsumojini (por me sasi të kontrolluara)

Frutat e thata janë të pasura me fibra, magnez si dhe proteina. Ato janë më shumë se të shëndetshme , të tejmbushura me yndyra të padëmshme, të cilat ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë.

Një dorë plotë e shtuar në një sallatë ose përdorimi si ushqim midis vakteve mund t’ju ndihmojë të mbani nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm.

Patate e ëmbël – konsumojeni!

U çuditët tek patë patate në këtë listë? Nuk është për t’u çuditur, patatet e ëmbla janë furnizues të mirë të vitaminës A ,fibrave dhe karbohidrateve që nuk ndikojnë në rritjen e niveleve të sheqerit në gjak aq shpejt sa patatet e bardha.

Kjo do të thotë se ato janë një zgjedhje e mirë për personat me diabet, për sa kohë ata i konsumojnë në sasi të kontrolluar. Për t’u dhënë më shumë shije, shoqërojini ato me arra.

Mëngjesi – Konsumojeni!

Për njerëzit me diabet, mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Një studim i fundit për të rriturit me diabet të tipit 2 arritën në përfundimin se ata persona që konsumonin mëngjes çdo ditë përjetuan më pak ngritje të nivelit të sheqerit në gjak pas ngrënies së vakteve në krahasim me personat që nuk konsumuan mëngjes.

Një nivel i balancuar i sheqerit do të thotë më pak kriza urie e cila ju ndihmon të mos e teproni me ushqimin dhe kështu të rriten mundësitë për nivel të lartë kolesteroli , tension gjaku ose shtim në peshë. Zgjidhni një mëngjes të pasur me fibra, proteina dhe yndyra të shëndetshme të cilat do t’ju mbajnë deri në drekë.

Xhenxhefil – Konsumojeni

Një studim i ri sugjeron se xhenxhefili mund të ndihmojë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Gjatë një eksperimenti të kryer tek disa të rritur me diabet, që nuk ishin të varur nga insulina, grupi që mori pilula të xhenxhefilit (të barasvlershme me ¼ lugë çaji rrënjë xhenxhefili) në ditë për 12 javë pati më shumë përmirësime të niveleve të sheqerit në gjak se grupi tjetër që mori medikamente të tjera.

Por, duhet të keni kujdes nëse merrni mjekime për hollimin e gjakut, autorët e studimit theksojnë se xhenxhefili mund të bashkëveprojë me ilaçet (konsultohuni më parë me një mjek nëse po kuroheni me çfarëdolloj ilaçesh).

Kanellë – konsumojeni!

Gjatë një studimi të kryer tek gati 70 njerëz të diagnostikuar me diabet të tipit 2, pjesëmarrësit të cilët morën një dozë ditore me kanellë kishin nivele më të ulëta të sheqerit në gjak se ata persona që nuk e përdorën atë.

Në këtë rast nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar sasinë që mund të konsumohet nga të sëmurët me diabet. Të konsumuarit përditë nga pak, ndoshta me pak kos, qumësht ose me drithërat e mëngjesit, sigurisht që nuk është keq.

Kokteje – Konsumojini me mend!

Lajmi i mirë është se nuk do duhet t’u thoni lamtumirë orëve të lumtura të natës. Alkooli ndikon në nivelin e sheqerit në gjak në një mënyrë tjetër nga sheqernat dhe karbohidratet. Çdo persona që është duke u kuruar me insulinë, duhet me patjetër të konsultohet me mjekun se cilat lloje koktejesh duhet të konsumojë. Mirë do të ishte të ruhej edhe sasia e përcaktuar: një gotë në ditë për femra dhe dy për meshkuj. Nuk duhet harruar se edhe kaloritë e pijes duhen llogaritur.

Kripa – tregohuni të kujdesshëm!

Në përgjithsi , pak është shumë kur vjen puna tek natriumi për diabetët, kur një sasi e madhe natriumi është e lidhur me një nivel të lartë të tensionit të gjakut, kolesterolit të lartë si dhe sëmundjet e zemrës. Është akoma në diskutim se sa pak duhet për të qenë të shëndetshëm.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon të mos konsumohet më shumë se sa 2300 mg kripë në ditë dhe jo më shumë se sa 1500 mg në ditë për të sëmurët me diabet. Nëse vuani nga hipertension, atëherë duhet të konsultoheni me një mjek që t’ju përcaktojë sasitë e duhura të kripës që duhet të konsumoni./albeu.com/



Ju sugjerojmë

Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
Life Style

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 Shtator, 2025 2:56 pm
Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha
Life Style

Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha

13 Shtator, 2025 3:02 pm
“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë
Life Style

“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë

10 Shtator, 2025 7:16 pm
OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike
Life Style

OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike

8 Shtator, 2025 10:01 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Para
Foto/ Marsela Çibukaj nuk di të ndalet… Pas Samantës tani sulmon Era Istrefin

Foto/ Marsela Çibukaj nuk di të ndalet... Pas Samantës tani sulmon Era Istrefin

Emrat/ Tre shqiptarët e rrezikshëm që u arratisën nga burgu në Itali

Emrat/ Tre shqiptarët e rrezikshëm që u arratisën nga burgu në Itali

Zidan: Goli i Naços, “më i mirë” se goli im!

Zidan: Goli i Naços, “më i mirë” se goli im!
















TE FUNDIT

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
27 Shtator, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar këtë të shtunë raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025, ku...

Lexo më shumë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
27 Shtator, 2025

Mbeten ende të paqarta shkaqet e vrasjes së 44-vjeçarit Italian Edoardo Sarchi në zonën mes Salarisë dhe Nivicës. Të dhënat...

Lexo më shumë

Pse nuk duhet njohur Palestina

Pse nuk duhet njohur Palestina
27 Shtator, 2025

Nga Ben Blushi Njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania ka ngritur një pyetje themelore mbi moralin e popujve. Pyetja...

Lexo më shumë

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
27 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi sot NATO-n dhe Bashkimin Evropian se çdo agresion kundër vendit të tij do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com