Raportohet se një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Rusisë është vrarë në Moskë.
Agjencia e lajmeve, Interfax, e ka cituar një përfaqësues të agjencive së zbatimit të ligjit, që ka thënë se zyrtari, Nikolai Volkov, ishte vrarë dje.
Volkov ishte shef i Departamentit të riparimit dhe ndërtimit në Ministrinë e brendshme të Rusisë.
Interfax ka raportuar se policia beson se motiv ishte plaçkitja, duke sugjeruar se vrasja nuk ishte direkt e ndërlidhur me punën e të ndjerit Volkov.