Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vritet udhëheqësi i Hezbollahut Hassan Nasrallah 

2024/09/28 at 2:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vritet udhëheqësi i Hezbollahut Hassan Nasrallah 

Izraeli tha të shtunën se ka vrarë udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah, duke i dhënë goditjen më të rëndë grupit militant libanez, pas disa muajsh luftimesh. 

Grupi Hezbollah konfirmoi njoftimin për vrasjen në një deklaratë në të cilën thuhet se Hassan Nasrallahu “u është bashkuar bashkëluftëtarëve të tij dëshmorë”. 

Në deklaratë Hezbollahu zotohet të “vazhdojë luftën e shenjtë kundër armikut dhe në mbështetje të Palestinës”. 

Hassan Nasrallahu udhëhoqi grupin militant për më shumë se tre dekada. 

Ushtria izraelite tha se disa komandantë të lartë të Hezbollahut u vranë së bashku me Hassan Nasrallahun në një sulm të fuqishëm ajror të premten. Ushtria tha se kreu një sulm ajror preciz ndërsa udhëheqja e Hezbollahut po zhvillonte një takim në selinë e saj në Dahiyeh, në jug të Bejrutit. 

Ali Karki, komandanti i Frontit Jugor të Hezbollahut dhe komandantë të tjerë të Hezbollahut, u vranë gjithashtu në sulm, tha ushtria izraelite. Ministria libaneze e Shëndetësisë tha se gjashtë persona u vranë dhe 91 u plagosën në sulmet e së premtes, të cilat rrafshuan për tokë gjashtë ndërtesa banimi. 

Ushtria izraelite tha se po mobilizonte forca shtesë nga trupat rezervë ndërsa tensionet përshkallëzohen me Libanin, duke aktivizuar tre batalione ushtarësh rezervë pasi dërgoi dy brigada në Izraelin verior në fillim të javës për t’u trajnuar për një sulm të mundshëm tokësor. 

Të shtunën në mëngjes, ushtria izraelite kreu disa sulme në Bejrutin jugor dhe Luginën Bekaa të Libanit lindor. Hezbollahu hodhi dhjetëra predha në gjithë Izraelin verior dhe qendror dhe Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. 

Në paralagjet jugore të Bejrutit shihej tymi dhe rrugët e boshatisura pasi zona u godit gjatë natës nga sulmet e forta ajrore izraelite. Strehimoret e ngritura në qendër të qytetit për personat e zhvendosur janë të tejmbushura. Shumë familje flinin në sheshe dhe plazhe publike ose në makinat e tyre. Në rrugët që të çojnë në malet mbi kryeqytet, qindra njerëz mund të shiheshin duke ikur me këmbë, duke mbajtur në duar foshnjat dhe pak gjëra që mund të mbanin. 

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, të paktën 720 veta janë vrarë në Liban gjatë javës së kaluar nga sulmet ajrore izraelite. 

Ju sugjerojmë

Operacioni i trafikut të drogës/ 11 urdhër-arresti, 9 të ndaluar e 2 në kërkim
Aktualitet

Operacioni i trafikut të drogës/ 11 urdhër-arresti, 9 të ndaluar e 2 në kërkim

3 Qershor, 2025 1:11 pm
Veshjet “fake”, arrestohet ish-kandidati demokrat
Aktualitet

Veshjet “fake”, arrestohet ish-kandidati demokrat

3 Qershor, 2025 1:03 pm
Prokurori finlandez: Kokat e rrjetit shqiptarë,droga trafikohej nga Spanja e Holanda
Aktualitet

Prokurori finlandez: Kokat e rrjetit shqiptarë,droga trafikohej nga Spanja e Holanda

3 Qershor, 2025 12:53 pm
Operacioni me autoritetet finlandeze/ Dumani: Goditëm grupe të trafikut të drogës
Aktualitet

Operacioni me autoritetet finlandeze/ Dumani: Goditëm grupe të trafikut të drogës

3 Qershor, 2025 12:47 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Sherr mes të miturave në Tiranë, policia nis hetimet

3 Qershor, 2025 12:43 pm
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Aktualitet

Përndoqën në rrjetet sociale/ Shpallen në kërkim nga policia dy shtetas

3 Qershor, 2025 12:31 pm
Familjarët e denoncuan të humbur, 20-vjeçari gjendet i mbytur në liqenin e Paskuqanit
Te Fundit

U fut në liqen për t’u larë, humb jetën 38-vjeçari në Shkodër

3 Qershor, 2025 12:24 pm
“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
Rajoni

Zgjedhjet lokale në Prishtinë,pritet të shpallet data/Osmani mbledh partitë politike

3 Qershor, 2025 12:17 pm
Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës
Rajoni

Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës

3 Qershor, 2025 12:06 pm
Kosovë/ Aksion kundër trafikut të narkotikëve dhe krimeve kibernetike, 10 në pranga
Rajoni

Kosovë/ Aksion kundër trafikut të narkotikëve dhe krimeve kibernetike, 10 në pranga

3 Qershor, 2025 12:00 pm
Para
Braçe kundër ligjit për “Lojërat e Fatit”: I lë hapësira organizatave kriminale që të… 

PD protesta për Salianjin, Braçe: S’ ka lidhje me të, duan të sabotojnë integrimit në BE! 

Theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, përndoqi dhe dhunoi një 35-vjeçare, arrestohet i riu në Tiranë 

Shpërndanin kanabis dhe heroinë, dy të arrestuar në Lushnje 

Emri/ I gjetën drogë, armë dhe municione në banesë, policia arreston 28-vjeçarin  

Emri/ I gjetën drogë, armë dhe municione në banesë, policia arreston 28-vjeçarin  

TE FUNDIT

Operacioni i trafikut të drogës/ 11 urdhër-arresti, 9 të ndaluar e 2 në kërkim

Operacioni i trafikut të drogës/ 11 urdhër-arresti, 9 të ndaluar e 2 në kërkim
3 Qershor, 2025

Prokurori i posaçëm, Alfred Shehu, bëri me dije se SPAK kërkoi 11 masa sigurimi arrest me burg, të cilat janë...

Lexo më shumë

Veshjet “fake”, arrestohet ish-kandidati demokrat

Veshjet “fake”, arrestohet ish-kandidati demokrat
3 Qershor, 2025

Një nga të arrestuarit për shitjen e veshjeve me logo false, është ish-kandidati demokrat Luan Haka. Ky i fundit ra...

Lexo më shumë

Prokurori finlandez: Kokat e rrjetit shqiptarë,droga trafikohej nga Spanja e Holanda

Prokurori finlandez: Kokat e rrjetit shqiptarë,droga trafikohej nga Spanja e Holanda
3 Qershor, 2025

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka bërë publike rezultatet e një operacioni ndërkombëtar kundër krimit të organizuar, në bashkëpunim me...

Lexo më shumë

Operacioni me autoritetet finlandeze/ Dumani: Goditëm grupe të trafikut të drogës

Operacioni me autoritetet finlandeze/ Dumani: Goditëm grupe të trafikut të drogës
3 Qershor, 2025

Pas aksionit të përbashkët me autoritet finlandeze për goditjen e grupeve kriminale në lidhje me trafikimin e lënëve narkotike, kreu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com