Rajoni

Vritet polici në Maqedoninë e Veriut, u qëllua me thikë në gjoks


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:14 - 29/09/21 |
Opi Nion

Një polic është vrarë me thikë në Maqedoninë e Veriut. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:30 në rrugën “Maksim Gorki” në Veles.

Ambulanca që mbërriti në vendngjarje konstatoi se 40-vjeçari, kishte marrë plagë në pjesën e gjoksit, të shkaktuara nga goditjet me thikë.

Burime për Alsat Macedonia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për çështje xhelozie. Ndërkaq për rastin në fjalë është arrestuar një grua, e dyshuar për kryerjen e vrasjes. Policia po vazhdon hetimet për ngjarjen.

 

Pas