Bota

Vritet në atentat vajza e njeriut të afërt të Putin, Ukraina: Nuk kemi lidhje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:16 - 21/08/22 |
Opi Nion

Një shpërthim me bombë në makinë i ka marr jetën gazetares Darya Dugina, vajza e aleatit të ngushtë të Presidentit rus Vladimir Putin. 30-vjeçarja u vra pranë Moskës teksa po udhëtonte me makinë për të shkuar në shtëpi, ndërsa besohet se atentati ishte planifikuar në fakt për babain e saj, Alexander Dugin një prej njerëzve më të afërt të Vladimir Putin.

Dugin së bashku me vajzën duhej të ktheheshin me të njëjtën makinë pas një aktiviteti ku kishin shkuar të merrnin pjesë, por . në minutat e fundit, Alexander vendosi që të udhëtonte vetëm.

Hetuesit konfirmuan se zonja Dugina vdiq në vendin e ngjarjes pranë fshatit Bolshiye Vyazemy.

Një zyrtar ukrainas ka hedhur poshtë akuzat për përfshirjen e Ukrainës në incident.

“Theksoj se Ukraina, natyrisht, nuk ka asnjë lidhje me këtë, sepse ne nuk jemi një shtet kriminal, që është Federata Ruse, dhe aq më pak një shtet terrorist”, tha Mykhailo Podolyak, një këshilltar i Presidentit Volodymyr Zelensky.

Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, tha në një postim në Telegram se nëse gjendet ndonjë lidhje ukrainase, kjo do të ishte “terrorizëm shtetëror”.

Filozofi  rus Dugin është konsideruar si “truri i Putinit”. Ai është ideolog ultra-nacionalist dhe ka lidhje të afërta me Presidentin rus.

Vajza e Dugin kishte mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë dhe e kishte konsideruar si përplasje qytetërimesh. Ajo dhe babai i saj ishin sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe. Darya Dugin u akuzua nga Perëndimi se ka dezinformuar në internet në lidhje me pushtimin rus në Ukrainë.

Shkrimet e Alexander Dugin vlerësohen se kanë ndikim të madh te Presidentin Putin dhe ai konsiderohet arkitekti kryesor i ideologjisë ultra-nacionaliste në Kremlin. /Opinion.al

Pas