Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Gështenjas në Pogradec.
Mësohet se një 65-vjeçar i identifikuar si Safet Hyskollari ka humbur jetën pasi është qëlluar me thikë gjatë një konflikti me Fatos Manellarin, 63 vjeç.
Sipas informacioneve, 65-vjeçari u transportua për në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
Autori i ngjarjes pasi ka qëlluar me thikë Hyskollarin është larguar. Ndërkohë, forcat e policisë po punojnë për kapjen dhe arrestimin e 63-vjeçarit.