Një 56-vjeçar në Greqi u vra me thikë në zemër mesditën e sotme. Mediat greke raportojnë se 56-vjeçari u gjet nga i vëllai në magazinën e shtëpisë së tij, mbuluar nga gjaku.
Bëhet me dije se më herët në të kaluarën, ai kishte qenë nënkryetari i bashkisë së Halkia.
Ndërkohë autoritetet po hetojnë shkaqet e këtij krimi të rëndë, teksa nuk përjashtohen konfliktet në të kaluarën./Opinion.al