Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vritet me thikë në Berlin djali i ish-presidentit të Gjermanisë

2019/11/20 at 6:21 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vritet me thikë në Berlin djali i ish-presidentit të Gjermanisë

Djali i ish presidentit të Gjermanisë Richard von Weizsäcker është vrarë pasi u godit me thikë në Berlin.

Fritz von Weizsäcker, një mjek i shquar dhe drejtues i një klinike private në Berlin, u sulmua ndërsa jepte një leksion mbrëmjen e së martës.

Policia tha se një 57-vjeçar u arrestua në vendin e ngjarjes dhe po merrej në pyetje. Ata thanë se autori nuk kishte precedentë dhe nuk kishte qenë pacient në klinikën e viktimës.

Dëshmitarët thanë që autori i sulmit ishte ulur në radhën e parë të sallës së leksionit. Ai u vërsul drejt doktorit dhe e goditi me thikë në mënyrë të përsëritur. Një polic civil i pranishëm u përpoq ta ndalonte, por u plagos rëndë. Rreth 20 të pranishëm në audiencë e ndaluan autorin ndërsa u përpoq të ikte.

Fritz von Weizsäcker, 59 vje,  ishte më i riu nga katër fëmijët e Richard von Weizsäcker. Ky i fundit shërbeu si kryebashkiak i Berlinit Perëndimor dhe president i Gjermanisë Perëndimore dhe më pas i asaj të bashkuar për një dekadë, nga viti 1984 deri në 1994, i vetmi president gjerman që shërbeu për dy mandate të plota. Ai vdiq në 2015-ën dhe konsiderohej si një nga politikanët më të respektuar të Gjermanisë pas luftës.

Mësohet se autori ai i ka thënë policisë se donte të hakmerrej ndaj familjes von Weizsäcker për rolin që dyshohet se luajti kompania e kimikateve Böhringer duke siguruar kimikate helmuese të përdorura në luftën e Vietnamit.

Ndërmarrja gjermane e kimikateve Böhringer Ingelheim është përballur me kritika të përsëritura në të kaluarën për dërgimin e 720 tonë të një kimikati helmues në një filial të Dow Chemicals në Zelandën e Re. Ky ishte një nga përbërësit e Agjentit Portokalli, lënda helmuese për njerëzit, e cila ishte spërkatur në zona të gjera xhungle nga ushtria amerikane gjatë luftës në Vietnam.

Richard von Weizsäcker ishte administratori kryesor i bordit të drejtorëve të Böhringer gjatë kësaj periudhe, midis 1962 dhe 1966, përpara se të hynte në politikë. /Opinion.al

Etiketa: berlinFritz von WeizsäckergjermanipresidentiRichard von Weizsäckersulm me thike

Ju sugjerojmë

Ballkani përballet me temperatura përvëluese
Aktualitet

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

25 Qershor, 2025 7:24 pm
Dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari
Aktualitet

Dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari

25 Qershor, 2025 7:12 pm
Trump përmend Kosovën: Ndalëm Serbinë, ishte gati të vepronte
Bota

Trump përmend Kosovën: Ndalëm Serbinë, ishte gati të vepronte

25 Qershor, 2025 6:57 pm
Iran/ Zbardhet shifrat, ja sa persona humbën jetën nga konflikti me Izraelin
Bota

Iran/ Zbardhet shifrat, ja sa persona humbën jetën nga konflikti me Izraelin

25 Qershor, 2025 6:51 pm
Rinumërohen mbi 70% e votave të Tiranës
Politikë

Rinumërohen mbi 70% e votave të Tiranës

25 Qershor, 2025 6:38 pm
India dërgon astronautin e parë në hapësirë ​​pas 41 vitesh
Bota

India dërgon astronautin e parë në hapësirë ​​pas 41 vitesh

25 Qershor, 2025 6:35 pm
Rival i Milanit, Morata rikthehet në Serie A
Sport

Rival i Milanit, Morata rikthehet në Serie A

25 Qershor, 2025 6:12 pm
Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Taç të Kolonjës
Aktualitet

Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Taç të Kolonjës

25 Qershor, 2025 6:07 pm
Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
Bota

Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite

25 Qershor, 2025 5:58 pm
Vizita e Presidentit Begaj, pritet nga autoritetet më të larta në Kalabri
Politikë

Vizita e Presidentit Begaj, pritet nga autoritetet më të larta në Kalabri

25 Qershor, 2025 5:52 pm
Para
22-vjeçarja rrëfen tentativën e përdhunimit: Fillova të vrapoj, por…

22-vjeçarja rrëfen tentativën e përdhunimit: Fillova të vrapoj, por...

Brad Pitt në një lidhje me aktoren e njohur?

Brad Pitt në një lidhje me aktoren e njohur?

Basha në Kongresin e PPE tregon projektin e tij për Shqipërinë Europiane

Basha në Kongresin e PPE tregon projektin e tij për Shqipërinë Europiane

TE FUNDIT

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

Ballkani përballet me temperatura përvëluese
25 Qershor, 2025

Shtetet e Ballkanit po përballen me temperatura të larta, teksa të enjten, më 26 qershor, pritet që temperatura të arrijnë...

Lexo më shumë

Dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari

Dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari
25 Qershor, 2025

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar disa pasuri të një 45-vjeçari, banues në fshatin Valare. Sipas njoftimit të bluve, shtetasi Katan...

Lexo më shumë

Trump përmend Kosovën: Ndalëm Serbinë, ishte gati të vepronte

Trump përmend Kosovën: Ndalëm Serbinë, ishte gati të vepronte
25 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se administrata e tij frenoi në kohë përshkallëzimin mes Kosovës e Serbisë pak javë më...

Lexo më shumë

Iran/ Zbardhet shifrat, ja sa persona humbën jetën nga konflikti me Izraelin

Iran/ Zbardhet shifrat, ja sa persona humbën jetën nga konflikti me Izraelin
25 Qershor, 2025

Media shtetërore iraniane IRIB ka zbuluar shifrën e personave që u vranë gjatë konfliktit 12 ditor mes Iranit dhe Izraelit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com