Një 54-vjeçar raportohet se është vrarë me armë të ftohta mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur tek “Ura e Thive”, ndërsa viktima është shtetasi me iniciale Prendush Fusha.
Ky i fundit mësohet se është qëlluar me thikë nga shtetasi me iniciale F.P, duke lene te plagosur rende.
Fusha eshte transportuar me urgjence ne spitalin e Shkodrës por ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e autorit.