Një vrasje ka ndodhur orët e para të mëngjesit në qytetin e Fierit.
Burime zyrtare nga policia njoftojnë se ka humbur jetën një 50-vjeçar me iniciale A.T, banues në lagjen “Sheq i Madh” të Fierit.
Ekzekutimi i tij është bërë rreth orës 6:00 me armë zjarri, ndërkohë ende nuk dihet se kush është autori.
Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier./Opinion.al