Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vrima”/Rita Petro u përgjgjet kritikave: Secili duhet të bëjë punën e vet me trupin e vet

2015/12/23 at 10:01 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Vrima”/Rita Petro u përgjgjet kritikave: Secili duhet të bëjë punën e vet me trupin e vet

Libri i saj “Vrima” ka qenë pjesë e diskutimeve të shumta në rrjetet sociale, e madje shkaktoi debat mes të fturave edhe në emisionin e mbrmëshëm “Opinion”. Poetja Rita Petro, autore e librit me poezitë erotike “Vrima”, ka vendosur t’u japë përgjigje komenteve dhe kritikave, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”.


 

 Si e pritët çmimin “Lumo Skëndo”? Çfarë do të thotë një çmim bibliofilie për ju?

Natyrisht që ky çmim nuk është gjë e vogël për mua, është çmim që guxon të zyrtarizojë një poezi ndryshe nga ajo që është pranuar dhe shijuar këtu te ne, poezinë e shkruar me gjuhën e instinkteve, të përjetimeve që vijnë prej nënvetëdijes. Dhe, të japësh çmim për një poezi të tillë, do të thotë të guxosh; dhe, të bësh vlerësime kritike për një poezi të tillë, do të thotë të marrësh përsipër ndryshimin e disa standardeve të ngulitura dhe të marra të mirëqena. Ndaj unë do të falënderoja publikisht jo vetëm ata që më dhanë këtë çmim, por më parë ata studiues, pedagogë të letërsisë, lexues të zakonshëm për shkrimet dhe komentet e tyre tepër objektive. Nga ana tjetër, në raport me gëzimin e çmimit, që zgjat një ditë (por që mua nuk më lanë as edhe një orë ta shijoj), kjo nuk ka të krahasuar me atë ndjenjë që kam provuar kur e kam shkruar këtë libër. Ishte gati­gati sikur provova përsëri dhimbjet e lindjes, dhe këtë e kam shprehur në poezinë “Aty poshtë”: Nga dhimbja e dëshirimi për ty/ Hapem dhjetë centimetra/ Marr e jap frymë/ Rënkoj zëmbytur/ Shpirtin shkul/ Përposhtë shtyj/ E kur e ndiej se mirësevjen/ Mbi çarçaf e derdh./ Oh, i dashur, truri im është ky/ Në duart e mia larë në gjak?/ E mundur qenka të mendoj me trurin jashtë?! Po, është e vërtetë, këtë libër e kam shkruar duke e mbajtur trurin në duart e mia. Ndryshe kjo poezi nuk do të godiste kaq shumë.

– Ka pasur, në rrjetet sociale, kritika mbi poezitë tuaja. Si jeni ndjerë? Çfarë keni menduar? Si i keni pritur?

Ato që janë shkruar me shumicë në rrjetet sociale nuk janë kritika, por mllefe, mllefe të njerëzve të cilët u shfrytëzuan nga një “censurë diktatoriale”. Shikoni, diktatorët gjithnjë për të qëndruar në pushtet nuk kanë përdorur vetëm pushtetin, por më së shumti ndikimin te psikoza e turmës. Në këtë rast, “diktatori”­media (disa të tilla) drejtpërsëdrejti e acaruan këtë turmë, e cila përbëhet jo vetëm nga njerëz të pakulturë, por këtyre shumë shpejt iu bashkëngjitën grupi i atyre që shkruajnë gjithnjë për inate politike, grupi i atyre që janë aktivë në fushën e letërsisë e ndihen të konkurruar dhe, së fundi, grupi i njerëzve që kanë shije tjetër për letërsinë. Këta të fundit do t’i respektoja për mendimin ndryshe dhe të argumentuar

– A është ende herët për këtë lloj poezie? Me këtë tekst? A keni përgjigje për mendimet kritike?

Vargjet e përzgjedhura janë nxjerrë jashtë kontekstit nga poema e parë dhe është abuzuar me të… Në “Poemën e fundit për dashurinë”, individi, në rastin konkret femra, sapo vjen në jetë, bie në dorë të mjekut që ia pret kërthizën, e cila e lidhte me Zotin, e më pas rrotullohet në kufijtë e ngushtë që i vihen përpara nga konvencionet e shoqërisë, familja, institucioni arsimor, policor, ai i drejtësisë, martesor etj., etj. Dhe të gjithë i tregojnë me gisht: “Tani je në dorën time…”. E njëjta gjë ndodh edhe me mashkullin e parë që ajo njeh. Ato vargje që janë aq të drejtpërdrejta dhe të thata, stilizohen në mënyrë të tillë, me qëllimin që të godasin, sikurse në jetë. Vajza është ushqyer me përralla dhe askush nuk i ka folur për aktin seksual. Dhe ai mbetet i tillë në vetvete, pa mundur të kombinohet më vonë me ndjenjën e vërtetë të dashurisë. Të njëjtën gjë ndjeva dhe unë me turmën dhe disa media, që ma përplasën në fytyrë vargun tim: “Tani je në dorën time!”.

– Ju thoni që kohë të reja na presin kundër skematizmit dhe moralit të rremë. Çfarë nënkuptoni?

Po ju përgjigjem me atë çka kam thënë në një intervistë kur sapo doli libri “Vrima”… Gjithnjë na pëlqen t’i shohim gjërat si duken realisht dhe pasqyrat t’i zgjedhim madje me cilësinë më të mirë, që fytyra jonë të dalë sa më e bukur në mëngjes, pasi kemi bërë make up­in. Se përtej asaj që dukemi, nuk duam, ose më mirë kemi frikë të shohim reflektimin e asaj që fshehim në brendësi. Jam e bindur se atë zë që kam dëgjuar unë brenda vetes e dëgjon secili: “Shko dhe gjeje atë liqen…”. Shoqëria na vë përpara pasqyrën për të parë vetëm ato që duhet; natyra ka krijuar ujin, liqenin për t’u parë në thellësi. Shoqëria na vesh me rroba për të mbuluar të vërtetën, ndërsa natyra na zhvesh për të qenë të vërtetë. A ka gjë më të bukur se njeriu lakuriq që ua dorëzon trupin e tij ujërave, ajrit, tokës. Vetëm një trup me një tru të lirë mund të arrijë kënaqësinë e plotë, prandaj dhe mesazhi im poetik është: shkoni e gjejeni atë liqen magjik, o njerëz! Unë e kam gjetur. Secili duhet të bëjë punën e vet me trupin e vet.

– Poezitë tuaja të mëhershme janë pritur ngrohtë. Pse këto janë ndryshe? Prej fjalëve të përdorura?

Jo, nuk janë aspak ndryshe, këtë mund ta thonë vetëm ata që nuk e njohin poezinë time. Te “Shija e instinktit” dhe te “Këtu poshtë këndohet live” është i njëjti zjarr dhe guxim për t’i thënë gjërat po kaq hapur dhe me këtë gjuhë të prerë poetike. Edhe në këta libra unë godas diktatorët e vegjël, që qëllojnë me gur aktin seksual aq të natyrshëm që kryejnë dy kafshë me njëra­tjetrën dhe që nesër, janë pikërisht këta që shndërrohen në diktatorë të mëdhenj që na udhëheqin.

– Notat erotike në poezinë e Lasgush Poradecit, Pano Taçit apo Bukovskit nuk kanë pasur vëmendjen apo gjykimin që mori poezia juaj. Pse? Ka të bëjë me çmimin?

Mendoj se ka të bëjë me çmimin. Po të mos harrojmë, se kolosi Poradeci apo poeti Pano Taçi janë anatemuar për sa kohë jetuan. – A do ndryshonit gjë te këto poezi? Jo, absolutisht, dhe asnjë fjalë, e veçanërisht titullin. E kam shkruar kur shkela në vullkanin e shuar të Santorinit, ku kam futur dorën në një vrimë atje dhe kam ndjerë afshin e nxehtë dhe erën e sulfurit…dhe e kisha një parandjenjë, që ky libër do kish fuqinë e një vullkani.

– Duke marrë shkas nga libri juaj, u kritikua edhe qeveria, ministrja për zgjedhjen e bërë duke ju dhënë ju çmim…

Lidhjet e mia me politikën lënë shumë për të dëshiruar… po unë po ju them diçka, se sikur ministrja aktuale e Kulturës të mos ishte mendjehapur, sigurisht nuk do të më jepte çmim, pasi në poezinë time nuk mungojnë mesazhe të tilla poetike: Ne jemi të gjithë këtu poshtë, po jemi vetëm/ Zoti është aq lart sa gjëkundi s’duket,/ Ndërsa tribuna pothuaj gjithnjë bosh,/ Dhe kur dalin, ata duan vetëm t’i dëgjosh./ Ndaj ne jemi një turmë e madhe, e shtrënguar, jetime./ Këndojmë të gjithë me qirinj të fikur/ Fryu erë e fortë, s’ka kush të na i ndezë, Në tribunë nuk duket këmbë njeriu/ Dhe kur vijnë,/ Nuk kanë me vete një fije shkrepëseje… Ndaj ftoj me këto vargje dhe turmën që m’u kundërvë të ndezim së bashku qirinjtë e shpresës për një shoqëri të ardhme mendjehapur.  (Bë)



Ju sugjerojmë

‘Në shtetrrethim’/Berisha:Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj..
Aktualitet

‘Në shtetrrethim’/Berisha:Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj..

12 Korrik, 2025 1:57 pm
Ndahet nga jeta në Kavajë ish-ambasadori gjerman, Werner Daum
Aktualitet

Ndahet nga jeta në Kavajë ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

12 Korrik, 2025 1:39 pm
Akuzohet për financim të ISIS, GJKKO dënon me burg Muhamet Manollarin
Aktualitet

Trafik droge nga Amerika Latine, Gjykata e Posaçme lë në burg 7 të arrestuarit

12 Korrik, 2025 1:37 pm
Policia sekuestron 40 mijë € veshje të kontrabanduara/ Do shiteshin te tregu i..
Aktualitet

Policia sekuestron 40 mijë € veshje të kontrabanduara/ Do shiteshin te tregu i..

12 Korrik, 2025 1:22 pm
Rinis operacioni ndaj ndërtimeve pa leje në Theth/ Policia mbështet forcat e IKMT
Aktualitet

Rinis operacioni ndaj ndërtimeve pa leje në Theth/ Policia mbështet forcat e IKMT

12 Korrik, 2025 12:52 pm
Lirimi i hapësirave/ Rama: Në Lungomare, një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve
Aktualitet

Lirimi i hapësirave/ Rama: Në Lungomare, një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve

12 Korrik, 2025 12:34 pm
Mediu në konferencën e ECR: Shqipëria përballet me autoritarizëm, demokracia po…
Aktualitet

Mediu në konferencën e ECR: Shqipëria përballet me autoritarizëm, demokracia po…

12 Korrik, 2025 12:23 pm
DASH do të fillojë shkarkimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”
Bota

DASH do të fillojë shkarkimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”

12 Korrik, 2025 12:02 pm
E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës
Aktualitet

‘Çmendet’ 44 vjeçari futet në lokal me sëpatë e kanos dy shtetas, vihet në pranga

12 Korrik, 2025 11:35 am
Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend
Aktualitet

Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend

12 Korrik, 2025 11:22 am
Para
Po ndodh/ Përse Rama po takohet sot me Metën?  

Po ndodh/ Përse Rama po takohet sot me Metën?  

Dënohen shqiptarët, rrëmbyen 19-vjeçarin në mes të ditës 

Dënohen shqiptarët, rrëmbyen 19-vjeçarin në mes të ditës 

Ja çfarë duhet të dini për partnerin tuaj

Ja çfarë duhet të dini për partnerin tuaj

Please login to join discussion















TE FUNDIT

‘Në shtetrrethim’/Berisha:Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj..

‘Në shtetrrethim’/Berisha:Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj..
12 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar mbi situatën e ndodhur ditë e fundit në...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta në Kavajë ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

Ndahet nga jeta në Kavajë ish-ambasadori gjerman, Werner Daum
12 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Diplomati u gjet i pajetë në dhomën e...

Lexo më shumë

Trafik droge nga Amerika Latine, Gjykata e Posaçme lë në burg 7 të arrestuarit

Akuzohet për financim të ISIS, GJKKO dënon me burg Muhamet Manollarin
12 Korrik, 2025

Gjykata e Posaçme ka vendosur sot, më 12 korrik, masat e sigurimit “arrest në burg” për 7 të dyshuarit, që...

Lexo më shumë

Policia sekuestron 40 mijë € veshje të kontrabanduara/ Do shiteshin te tregu i..

Policia sekuestron 40 mijë € veshje të kontrabanduara/ Do shiteshin te tregu i..
12 Korrik, 2025

Policia e Tiranës ka kesuestruar mallra, konkretisht veshje sportive të dyshuara të kontrabanduara. Sipas policisë vlera totale e mallrave kap...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com