Kryesore

Vret veten në Komisariatin e Kavajës një 28-vjeçar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:44 - 04/05/22 |
Opi Nion

Ka vrarë vetën në Komisariatin e Kavajës një 31-vjeçar. Paraprakisht mësohet se shtetasi Ilvi Stameta ishte arrestuar ditën e sotme nga policia për Vjedhje.

Sipas “News24”, i riu ka kryer vetëvrasje brenda komisariatit të Policisë së Kavajës pasi ishte ndaluar sot rreth orës 14:00.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 19:08 në ambientet e komisariatit.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna rreth rrethanave të ngjarjes por pritet një reagim nga policia.

Kujtojmë se kjo bëhet hera e dytë që në komisariatet e vendit tonë ndodh një ngjarje e tillë. Vetëm disa javë më parë një i ri humbi jetën në Komisariatin e Kamzës pasi i vuri zjarrin dhomës ku po mbahej pas arrestimit./Opinion.al

Pas