Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrava veten!

2016/12/06 at 1:14 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrava veten!

Nga Ida NURCE

Mbrëmjen që kaloi vrava veten. Ma kishin marrë trupin dhe e kishin dërguar në morg. Aty, ku preheshin dhimbshëm edhe disa të tjerë. Sot vendosa të shkoj ta shoh si duket vetja ime e vdekur.

Si asnjëherë me futën pa më pyetur, se ku do të shkoja, kë do të shihja, apo çfarë do të bëja. Isha e lirë të ecja në vende, ku forca e sigurisë ishte e lartë. Si përfundim e gjeta diku. Në ato frigoriferë të mbushur plot dhimbje të qetë.

Po e shihja atë dhe po i flisja. Po i tregoja për fëmijërinë time. E pyeta nëse e mbante mend sa herë isha rrëzuar, kur isha e vogël. Nuk më përgjigjej. I fola aq shumë për fëmijërinë, por nuk i kujtohej asgjë. Mendova të ndryshoj temë dhe t’i flas për adoleshencën time. Unë beftas po buzëqeshja teksa po kujtoja gabimet e bëra në atë kohë, të cilat nuk ishin pak. Por tek kalova te dhimbja që kishin ndjerë prindërit e mi, më rodhen edhe lotë. Lotë, që rëshkitën e ranë në fytyrën e vetes sime, por që sërish nuk po reagonte fare. Dukej aq e pafajshme dhe po aq indiferente ndaj çdo fjalie që une nxirrja nga goja. E pyeta nëse i mbante mend ato herë, kur unë vrapoja darkave në bregun e detit të trazuar netëve të ftohta të vjeshtës.

Kur gjithçka kishte humbur brenda unit tim dhe gjithë asaj hapesire. A e mban mend, i thashë, kur andej tutje u shfaq një qen dhe unë vrapoja nga frika, por edhe qeni vraponte pse unë vrapoja? Sërish asnjë pipëtimë.

Ok, le të flasim për momente më të freskëta. Të flasim për ditët e fundit të këtij viti. Për këto ditë, ku si vetja ime, shumë të tjerë i mbyllën sytë përgjithmonë. Shumë i hengri dheu e shumë dora e njeriut. Po të flas për Shqipërinë, vendin ku u linde, u rrite, e të përpiu, pa të thënë as më fal. Këto ditë këtu, janë bërë të frikshme. Zgjohesh dhe nuk e di nëse do shtrihesh të flesh në krevatin e shtëpisë, së spitalit, apo të një bote tjeter. Këtu njerezit janë ç’orientuar. Nuk dinë më çfarë bëjnë. Por askush nuk zgjohet, qe t’ju flasë. Duket sikur edhe gjaku i tyre është helmuar.

Çdo ditë zgjohem me vrasje, me vdekje, aq sa nuk e di më ku po jetoj. Të gjitha ndodhin për një arsye, por askush nuk del ta tregojë atë. Ndoshta kanë frikë ta pranojnë varfërinë që ka ngulur rrënjë thellë në këtë vend të vogël. Ndoshta kanë frikë nga ajo që mund t’ju ndodh edhe vetë atyre. Ndoshta nuk duan ta pranojnë që njerëzit nuk kanë më as bukë të hanë. Por askush nuk flet. Të gjithë heshtin, ja si ty tani. Kam frikë edhe unë vetja ime. Kam frikë nga e ardhmja e këtij vendi dhe e këtyre njerëzve që po zhduken çdo ditë, si mizat në dimër. Dikush duhet të dale të flasë e t’ju tregojë atyre, që e gjithë kjo do të jetë një vdekje masive. Një tragjedi, që vetëm fundin e dinë të gjithë. Ti nuk flet, ata nuk flasin, të gjithë janë shurdhuar… Kush vallë do e ketë radhën?

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Ndarja e Jolie-Pitt/ Brad do i shohë fëmijët nën prezencën e psikologëve

Brad Pitt dhe Angelina Joli arrijnë marrëveshjen për kujdestarinë e fëmijëve

E fundit/ Gjykata e Tiranës le në arrest shtëpie Elvis Rroshin

Foto-lajm/ Rishfaqet Elvis Rroshi, i “futet” detit me makinë

Video/ Përfshihet nga flakët makina në mes të rrugës së Elbasanit

Video/ Përfshihet nga flakët makina në mes të rrugës së Elbasanit

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com