Bota

Vrau vajzën e saj 5 vjeçe nga xhelozia, e goditi disa herë me thikën e kuzhinës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:37 - 15/06/22 |
Opi Nion

Xhelozia ishte motivi i vrasjes së Elena Del Pozzo , 5-vjeçares që u zhduk të hënën në Tremestieri etneo në Catania.

Krimi monstruoz u krye nga nëna e saj Martina Patti, 23 vjeç, i cili fillimisht u tha hetuesve se vogëlushja ishte rrëmbyer nga tre persona të armatosur dhe më vonë, pas presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje u rrëfye për vrasjen.

Gruaja e qëlloi për vdekje vajzën e saj në qafë dhe në shpinë me një thikë kuzhine, në shtëpi pas kthimit nga kopshti, më pas e mori dhe e fshehu trupin brenda disa qeseve të zeza në një fshat të braktisur, duke u përpjekur ta mbulonte me dhe mee hi llave.

“Ishte një marrje në pyetje dramatike e një gruaje të thyer, e cila bëri diçka që as ajo nuk e mendonte se mund ta bënte, duke u sjellë sikur një forcë e keqe e kishte pushtuar. Do mundohem që klientja ime të takohet me një psikiatër për të kontrolluar gjendjen e saj dhe më pas do të vendosim për kallëzimin” u shpreh avokati Gabriele Celesti.

Sipas prokurorisë, 23-vjeçarja nuk e ka pranuar dot idenë që vogëlushja ishte afeksionuar me të dashurën e re të babait të saj. Dhe për këtë arsye ajo e qëlloi atë disa herë me thikë pas shpine. Martina Patti rrëfeu gjithashtu se të gjithë krimin e kishte kryer e vetme.

Pas