Një ngjarje e rëndë ndodhi në Greqi këtë të shtunë, ku 23- vjeçari Qamil Taja vrau me armë bashkëjetuesen e tij vetëm 19-vjeçe.
Xhelozia ishte shkaku që shtyu 25 vjeçarin që të ekzekutonte vajzën në Pire të Atikës gjatë orëve të para të mëngjesit.
Sakaq, i riu i cili deklaroi se kreu krimin pasi ishte nën efektin e kokainës, para ngjarjes së rëndë ka bërë një status në rrjete sociale. Në profilin e tij Facebook, ai ka shkruar: “Kisha një dobësi, dashurova”.
Ngjarja ndodhi sapo të dy të rinjtë ishin kthyer nga puna. Sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë, i riu ka lajmëruar Policinë. Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka gjetur vajzën e vdekur dhe ka arrestuar autorin.