Rajoni

Vrau të birin dhe njoftoi policinë, çfarë gjetën efekivët në vendngjarje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:13 - 28/01/21 |
Doriana Çepunaj

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen Albert Krasniqit që tronditi ditën e djeshme Prishtinën.

Policia bën me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën vrasje e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, njësia e mjekësisë ligjore dhe ekipi i urgjencës i cili e ka konfirmuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thotë policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Prelleshi”, në Prishtinë. Dyshohet se biznesmeni Skënder Krasniqi ka vrarë të birin Albert Krasniqin dhe më pas ka njoftuar policinë për krimin e kryer./Opinion.al

Pas