Është dorëzuar autori i vrasjes së 50-vjeçarit shqiptar që u qëllua mesditën e së enjtes jashtë një karburanti, në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.
Vrasësi shqiptar, 45-vjeç u vetë dorëzua te autoritetet mesditën e sot, teksa ishte i shoqëruar nga avokati i tij.
Sipas informacioneve, 45-vjeçari, baba i tre fëmijëve, pretendon se ishte shok me viktimën dhe se mes tyre kishte pasur një sherr.
Dyshohet se shkak i sherrit mes autorit dhe viktimës janë bërë një sasi lekësh, për të cilat ata kanë patur mosmarrëveshje./ Opinion.al