Autori i vrasjes së shokut të tij në Durrës, pas debatit në lokal, është dorëzuar sot në Policinë e Shkodrës. Vrasja ndodhi dy ditë më parë në një lokal në zonën e ish-kënetës në Durrës, pas një sherri banal për politikë teksa po pinin alkool.
Pas konfliktit fizik, 37-vjeçari Ndue Zefi mori armën në shtëpi dhe qëlloi 45-vjeçarin Martin Ndreca pesë herë. Zefi ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe mëngjesin e sotëm është dorëzuar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës, ndërsa policia e Durrësit bëri transferimin e tij./Opinion.al